Studimi i ri tregon, se gratë e punësuara janë më pak të rrezikuara nga humbja e kujtesës kur të plaken në krahasim me gratë amvise, të cilat nuk bëjnë një punë me pagesë, shkruan CNN.
Kjo sepse puna që paguhet ofron stimulim të funksionimit më të mirë të trurit, përfitime financiare dhe marrëdhënie shoqërore, të cilat e zvogëlojnë rrezikun e humbjes së kujtesës me moshë. Duke marrë parasysh faktin, se numri i personave të diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit dhe me disa sëmundje të tjera të lidhura më trurin është duke u rritur, zbulimi i masave preventive dhe trajtuese për këto sëmundje është shumë i nevojshëm.
“Është shumë e rëndësishme, që të studiohet ndikimi i aktivitetit të femrave në raport me rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjeve të tjera neurologjike”, tha Rebecca Edelmayer, pjesëmarrëse e këtij studimi.
Në studimin e bërë së fundmi, janë përdorur informacionet e 6.000 grave të lindura në mes të periudhës 1935 dhe 1956. Këto informacione kanë përfshirë histori të familjes dhe punës që ato kanë bërë si dhe gjendjen shëndetësore të tyre pas disa viteve.
Si rezultat është vërejtur se dobësimi i kujtesës ishte për 61% më i lartë për gratë, të cilat nuk kishin bërë një punë që paguhet në krahasim me ato që ishin të punësuara.
Ky studim dëshmon edhe një herë rëndësinë që puna ka në mirëqenien fizike dhe psikike të njerëzve.
Ky zbulim është prezantuar në Konferencën e Sëmundjeve Neurologjike në Los Angeles, mirëpo është preliminar, kështu që nuk është publikuar ende në ndonjë revistë shkencore. /Gazeta Express
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...