Sëmundjet e transmetueshme seksualisht kryesisht kontraktohen përmes seksit të pambrojtur.
Ndër sëmundjet e tilla më të zakonshme janë klamidia, sifilizi dhe gonorreja, ndërsa numri i tyre vetëm sa është në rritje.
Vetëm në Angli, në vitin 2016 kishin qenë 420,000 të diagnostikuar me sëmundje të transmetueshme seksualisht.
Sidoqoftë, a e dini cilat janë simptomat e gonorresë, e cila pas HPV-së është njëra nga sëmundjet më të zakonshme seksuale?
Simptomat
Simptomat kryesisht zhvillohen brenda dy jave të infeksionit, por ndonjëherë merr kohë disa muaj për t’u shfaqur.
Gjithashtu, simptomat e gonorresë dallojnë te meshkujt dhe te gratë.
Simptomat e gonorresë te femrat:
– Rrjedhje e pazakonshme vagjinale, e cila ndonjëherë mund të jetë e hollë ose me ngjyrë të verdhë
– Dhimbje gjatë urinimit
– Dhimbje në zonën e poshtme abdominale
– Gjakderdhje pas seksit
Simptomat e gonorresë te meshkujt:
– Rrjedhje e pazakonshme nga maja e penisit, e cila mund të jetë e bardhë, e verdhë apo e gjelbër
– Dhimbje gjatë urinimit
– Ënjtje e lafshës së penisit
– Dhimbje në testikuj.
Nëse mendoni se keni ndonjë sëmundje të transmetueshme seksualisht, është e rëndësishme që sa më parë të konsultoheni me doktorin për t’i parandaluar komplikimet serioze shëndetësore. /Telegrafi/
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...