Glaukoma prek miliona njerëz dhe është shkaku i dytë kryesor i dëmtimit të shikimit dhe verbërisë në vend.
Për më tepër, sipas vlerësimeve të fundit, një në dy pacientë nuk e di se e ka atë dhe një në pesë rrezikon të humbasë shikimin.
Me rastin e Javës Botërore të Glaukomës, e cila këtë vit festohet nga 6 deri më 12 Mars, vëmendja e mjekëve dhe pacientëve është e gjitha për të kuptuar se si të luftohet neurodegjenerimi që vë në rrezik trurin dhe sytë.
“Ndërsa dikur konsiderohej një patologji vetëm me rëndësi okulare, ku e vetmja përgjegjëse ishte rritja e presionit të syrit, sot glaukoma futet në familjen e sëmundjeve neurodegjenerative së bashku me Parkinson, Alzheimer dhe sklerozën laterale amiotrofike”, deklaron Matteo Sacchi, kreu i Qendrës së Glaukomës së Spitalit San Giuseppe të Universitetit të Milanos.
Por çfarë ka të përbashkët glaukoma me këto sëmundje?
“Fakti që ka të bëjë me indin nervor. Në fakt tek pacientët me glaukoma nuk preket vetëm syri, por edhe truri, që është struktura e sistemit nervor qendror”, vijon Sacchi.
Disa studime klinike kanë treguar se në rreth 30% të pacientëve, glaukoma vazhdon të përparojë pavarësisht uljes së presionit të syrit. Kjo është arsyeja pse aktualisht qasja terapeutike është gjithashtu neuroprotektive.
Ndryshe nga ajo që ndodh për shumicën e sëmundjeve neurodegjenerative për të cilat ende nuk ka terapi zgjidhëse, për trajtimin e glaukomës sot okulisti ka mundësinë të veprojë në disa fronte duke kombinuar terapinë hipotonike, e cila mbetet standardi i kujdesit.
“Me terapi neuroprotektive ne përpiqemi të veprojmë në dy fronte. Para së gjithash, ai strukturor i qelizës së retinës përmes administrimit të citicolinës”, shpjegon Sacchi./agroweb.org
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...