Google ADS

Gjumi i pasdites përmison kujtesën

08:55 | 3 Mars 2021
Trina Galanxhi

Nëse gjumi i pasdites ka qenë tundimi juaj më i madh, mos u ndjeni fajtorë.

Sipas shkencëatërve nga Universiteti Shanghai Jiao Tong, në Kinë, gjumi i pasdites është një zakon pozitiv, i cili stimulon funksionet njohëse duke përmirësuar performancën e kujtesës, transmeton portal arbresh.info

Ekipi hulumtues monitoroi mbi 2,000 pjesëmarrës, duke vërejtur se ata që morën një ‘siesta’ prej të paktën 5 minutash pas drekës ishin në gjendje të flisnin më me shkëlqim për gjërat e mësuara.

“Gjumi i pasdites mund të përmisojë aftësinë tonë mendorë”, tha Lin Sun, një profesor në universitetin kinez dhe udhëheqës i studimit.

“Duket se gjimi është i lidhur me vetëdijen më të mirë të asaj që na rrethon, një rrjedhshmëri më të mirë verbale dhe një performancë më të lartë të kujtesës”.

Proceset inflamatore që shpesh shoqërohen me shqetësime të gjumit rregullohen gjithashtu nga pushimi i pasdites.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se nëse bëhen më shumë se 40 minuta gjumë pasdite, atëherë efekti mund të jetë i kundërt.

Studimi u botua në revistën shkencore të British Medical Journal, General Psychiatry./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme