Edhe pse ekspertët kohëve të fundit kanë rekomanduar gjumin e pasdites për të shmangur sëmundjet e zemrës dhe trurit, studimet e reja tregojnë një lidhshmëri të fjetjes pasdite dhe sëmundjes së sheqerit.
Personat të cilët rregullisht flenë pas ngrënies së drekës janë më të prirë për të zhvilluar diabetin tip 2, sugjeron studimi i shkencëtarëve britanikë.
Hulumtuesit nga Universiteti i Birminghamit kanë përcjellë afër 16.500 participantë, me ç’rast kanë vërtetuar se ata të cilët flinin pasdite, ishin të rrezikuar për 26% që të sëmuren nga diabeti tip 2.
Këto rezultate shkencëtarët i shpjegojnë me veprimin e disa faktorëve: kohëzgjatja e shkurtë e gjumit të natës, zvogëlimi i aktivitetit trupor, teprica e kilogramëve dhe faktorët gjenetikë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, të rriturit që flenë një orë apo më shumë gjatë pasdites, rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme me pothuajse një të tretën.
Rreziqet më të mëdha të këtij fenomeni janë sëmundjet e mushkërive të tilla si bronkit dhe pneumoni, dhe mund të jetë shkak që relaksimi i këtij gjumi shkakton inflamacion në trup.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...