Është thënë prej kohësh që të fjeturit herët ju bën më të shëndetshëm, por një studim i fundit tani ka publikuar edhe të mirat shëndetësore.
Studimi ka gjetur se njerëzit me diabet të tipit 2 që shkojnë për të fjetur vonë dhe zgjohen vonë, kanë tendencë që të bëjnë më pak aktivitet fizik, duke rrezikuar kështu edhe shëndetin e tyre, transmeton portal arbresh.info
Të kuptuarit se si koha e gjumit mund të ndikojë në aktivitetin fizik mund të ndihmojë njerëzit me diabet të tipit 2 të menaxhojnë shëndetin e tyre, tha studiuesi Dr Joseph Henson i Universitetit të Leicester në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ekziston një nevojë masive për ndërhyrje në shkallë të gjërë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me diabet, në mënyrë që ata të kuptojnë përfitimet shëndetësore të aktiviteteve”, thuhet në studim. “Për njerëzit që preferojnë të shkojnë në shtrat më vonë dhe të ngrihen më vonë, kjo është edhe më e rëndësishme, pasi ata që flenë vonë nuk kanë tendencë që të kryerjnë aktivitete fizike gjatë ditës”.
Ushtrimet janë të rëndësishme për të gjithë, përfshirë njerëzit me diabet. Ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe presionit të gjakut dhe gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës, tha Henson.
Për studimin, më shumë se 600 pacientë me diabet tip 2 kishin veshur pajisje gjurmimi për një javë për të regjistruar intensitetin dhe kohën e aktivitetit të tyre, përfshirë gjumin, pushimin dhe aktivitetin e përgjithshëm fizik.
Gjetjet treguan se 25% e pjesëmarrësve shkuan të flinin dhe u ngritën herët; 23% shkuan në shtrat vonë dhe u ngritën vonë; dhe 52% nuk bënë asnjërën.
Sipas studimit, lidhja midis gjumit dhe aktivitetit fizik është e qartë, ndërsa pë rata që vuajnë nga diabeti ky studim është i vlefshëm, pasi i ndihmon ata që të kthehen në rrugën e shëndetit të mirë.
Studimi u botua në BMJ Open: Diabetes Research and Care./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...