Gjumi gjatë ditës shkakton ndërveprime në tru, të cilat çojnë drejt zhvillimit të sëmundjes së pashërueshme Alzheimer, thuhet në një studim të ri.
Edhe te të moshuarit që janë me gjendje të mirë mendore në moshën 70-vjeçare dhe pa shenja të sëmundjeve në tru, studiuesit kanë gjetur rraskapitje që mund të rrezikojë shëndetin e tyre të mirë.
Ata që ndihen përgjumshëm gjatë ditës, për shkak të gjumit të pamjaftueshëm, ose për shkak se janë zgjuar herët, kanë një grumbullim të pllakave amiloide në trurin e tyre, të cilat konsumojnë trurin, vrasin qelizat dhe mund të çojnë deri në humbjen e përgjithshme të memories, transmeton kp.
Edhe pse studimet e mëhershme kishin gjetur të njëjtin zbulim, ende është e paqartë nëse pllakat amiloide shkaktojnë çrregullime të gjumit, apo anasjelltas.
Tash, ekipi i udhëhequr nga Klinika Mayo ka treguar një studim, se vetë gjumi mund të jetë një “vozitës” i pllakave të rrezikshme që shkaktojnë sëmundjet neurodegjeneruese.
“Ky është studimi i parë te njerëzit që demonstron parashikimin e lidhje ndërmjet çrregullimeve të gjumit dhe ndryshimeve në sëmundjen Alzheimer”, ka thënë Joseph R. Winter nga Universiteti i Kalifornisë.
Në këtë studim morën pjesë 283 njerëz të moshës mbi 70-vjeçare pa demencë.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të