Një ekspert Australian i monitorimit të trurit dhe gjumit ka zbuluar se se gjumi mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit tuaj.
Dr David Burton, i cili është shef ekzukitv i firmës mjekësore Compumedics Limited, ka ndarë arsyet pse gjumi është i rëndësishëm për luftimin e koronavirusit. Këto deklarata Dr. Burton i dha përpara Ditës Botërore të Gjumit, 13 mars, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net..
‘Gjumi, ushqyerja dhe stërvitja njihen si tre shtyllat e shëndetit, dhe për të ruajtur mirëqenie fizike dhe mendore, ne kemi nevojë për të tri [nga] shtyllat që të forcohen”, shpjegoi ai.
Problemet që shfaqen tek personat që vuajnë nga pagjumësia janë përqendrimi i dobët, njollat në lëkura, të qenit më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe lëkundjeve të humorit.
Nëse individët nuk kanë gjumë mjaftueshëm, ata gjithashtu janë në rrezik më të madh të ‘sëmundjeve kardiovaskulare siç janë hipertensioni, goditja në tru, sulmi në zemër dhe aritmitë’, sipas Shoqatës Epidemiologjike Australiane.
Gjatë gjumit trupi lëshon inflamacion të vogël dhe proteina që luftojnë ndaj infeksionit të quajtura citokina.
Në mënyrë që trupi të jetë në gjendje të luftojë në mënyrë efektive sëmundjen, është e rëndësishme të flini disa herë brenda ditës.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...