Sipërfaqja e indit të gjuhës është ‘më e hollë’, dhe shumë e lëmuar, jo me vrazhdësi, siç është në kushte normale, si dhe më e skuqur se rëndom. Kjo flet për mungesën e vitaminave A dhe E.
Mungesa e këtyre dy vitaminave është si pasojë e përdorimit të antibiotikëve, që e kanë ndryshuar florën bakteriale të zorrëve dhe e kanë vështirësuar absorbimin e materieve ushqyese.
Për këtë shkak, lëkura bëhet e errët dhe pa shkëlqim, flokët të thyeshëm, ndërsa cepat e buzëve të qëruar.
Problemi mund të zgjidhet me përdorim të ushqimit të pasur me pemë dhe perime, të pasura me vitaminat A dhe E, transmeton Telegrafi.
Vitamina A më së shumti gjendet në pataten e ëmbël, karotë, spinaq, lakër jeshile dhe perime të tjera me gjethe, pjepër, kajsi dhe kunguj.
Disa mëlmesa po ashtu janë të pasura me vitaminën A, dhe mes tyre kryesisht ato që janë krijuar nga specat e thatë.
Vitamina E gjendet në ushqimet me yndyrë, kryesisht vegjetale, si vaj dhe margarina, frutat me përmbajtje vajore, por dhe tek frutat e perimet, ndonëse në sasi më të vogël.
Ushqimi i pasur me vitaminë E: farat e lulediellit, bademet, spinaqi dhe perimet tjera të gjelbra, specat dhe shpargu.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...