Gjithçka që duhet të dini rreth vitaminave

21:40 | 23 Nëntor 2017
Arbresh.info

Çdo njëri e din se trupi i njeriut ka nevojë për vitamina që të mbetet i shëndetshëm.

Mirëpo, shumica e njerëzve kanë pak njohuri se ku gjenden vitaminat, për çfarë shërbejnë etj.

Vitamina A

Është përgjegjëse për: Lëkurë të bukur, flokë të bukur, thonj të shëndetshëm, pamje të mprehtë dhe eshtra të fortë

Gjendet në:karote, djathë, qumësht, vezë, peshk, spinaq, majdanoz etj.

Shkatërrohet nga: temperaturat e larta dhe ruajtja për një kohë të gjatë

Vitamina B1

Është përgjegjëse për: tru efiçient, tretje të mirë, muskuj të shëndetshëm, zemër të shëndetshëm dhe kualitet të mirë të gjumit

Gjendet në: mish të derrit, arra etj.

Shkatërrohet nga: përgatitja e gjatë, shtimi i kripës gjatë gatimit, dhe pirja e kafes gjatë shujtës

Vitamina B2

Është përgjegjëse për: qeliza të rigjeneruara, pamje të mprehtë dhe muskuj të shëndetshëm

Gjendet në: qumësht, bajame, vezë, kërpudha, mish etj.

Shkatërrohet nga: Ndikimi afatgjatë i dritës

Vitamina B5

Është përgjegjëse për: kujtesë të mirë, disponim të mirë, rikuperim të shpejtë pas ndonjë sëmundje, vena të shëndetshme të gjakut dhe zemër të shëndetshme

Gjendet në: lloje të ndryshme të mishit, pulë, arra, oriz, brokoli etj.

Shkatërrohet nga: ngrirja e përsëritur

Vitamina B6

Është përgjegjëse për: sistem të fortë nervor, vena të shëndetshme të gjakut etj.

Gjendet në: sallatë të gjelbër, lakër, banane, salmon, mish etj.

Shkatërrohet nga: Ndikimi afatgjatë i dritës

Vitamina B12

Është përgjegjëse për: Peshë normale, imunitet të mirë etj.

Gjendet në: Spinaq, peshk, qumësht, djathë, në lloje të ndryshme të mishit etj.

Shkatërrohet nga: Ndikimi afatgjatë i dritës dhe temperaturave të larta

Vitamina C

Është përgjegjëse për: Lëkurë të shëndetshme, imunitet të fortë, disponim të mirë, flokë të shëndetshme, thonj të shëndetshëm etj.

Gjendet në: fruta të kuq, pjeshkë, shparg etj.

Shkatërrohet nga: pjekja në furrë

Vitamina D

Është përgjegjëse për: eshtra të shëndetshëm, imunitet ndaj të ftohtit, eliminim të toksinave, vena të shëndetshme të gjakut etj.

Gjendet në:

Djathë, gjalpë, peshk, patate, mish etj.

Shkatërrohet nga: Pjekja në furrë

Vitamina E

Është përgjegjëse për: funksionim normal të sistemit reproduktiv, disponim të mirë, ruajtje ndaj ambientit etj.

Gjendet në: mish, vajra të ndryshëm etj.

Shkatërrohet nga: Ruajtja për një kohë të gjatë

Vitamina K

Është përgjegjëse për: Shërimin e shpejt të plagëve, qarkullimin normal të gjakut etj.

Gjendet në: spinaq, lakër, karote, domate, dredhëza, çaj të gjelbër etj.

Shkatërrohet nga: Ndikimi i dritës dhe ruajtja për një kohë të gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme