Cilat trauma janë posaçërisht të rënda për t’i përpunuar?
Trauma definohet si një përgjigje emocionale që dikush e shpreh ndaj një ngjarjeje skajshmërisht negative.Përderisa trauma është një reagim normal ndaj një ngjarjeje tmerruese, efektet e saj mund të jenë aq të rënda, saqë mund të ndikojnë në aftësitë e individit për të jetuar një jetë normale. Në një rast të tillë, ndoshta do të ishte më efikase që të trajtohet stresi dhe disfunksioni i shkaktuar nga ngjarja traumatike, në mënyrë që individi të kthehet në gjendjen e mirëqenies emocionale.
Diku rreth 30% dhe mbi 60% e njerëzve, gjatë jetës së tyre e kanë përjetuar një traumë të rëndë, e cila karakterizohet me: përvoja fizike dhe psikike të afërsisë së vdekjes, pastaj të qenurit i zhytur në ngjarje të padurueshme, vështirësi të ikë prej saj apo të luftojë kundër saj.
Por, rreth një e treta nga këto ngjarje traumatike duhet të llogariten me pasoja afatgjata. Këto pasoja afatgjata, mblidhen nën konceptin e Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik ose PTSD.
Çfarë tronditjesh shkakton trauma në tërë personalitetin?
Trauma është një sulm mbi identitetin e njeriut. Pasojat tipike dhe të menjëhershme të stresit traumatik, shprehen si: konfuzion apo shushatje, e deri tek humbja e kufijve të unit.
Pastaj, pasojat fizike që manifestohen me dhimbje të forta, eventualisht alivanosje apo komë, kaosi emocional, të mos ndjerit asgjë apo mpirje emocionale, vërshime prej imazheve, erërat, zhurmat, e deri tek humbja e aftësisë për orientim kohor të ngjarjes.
Pas këtyre reagimeve fillestare, truri tenton që përmbajtjet e fragmentuara dhe të lëna në një anë, t’i integrojë në mënyrë spontane. Gjithashtu i duhet të përballet me faktin se ka pasur disocim/shkëputje, gjendje ekstreme të konfuzionit dhe përjetim tjetërsimi.
Kjo punë integruese e trurit sigurisht që do kohë dhe është e lidhur me acarime, si fizike ashtu edhe shpirtërore. Këtë reagim normal e quajmë Reagim të Stresit Post-Traumatik.
Reagimi i Stresit Post-Traumatik
Ky reagim përfshin elemente të caktuara. Ndër to, më të rëndësishmet janë:gjendje e ankthit dhe alarmim të lartë;ankthe gjatë natës dhe çrregullime të gjumit; shmangie të stimujve që kanë të bëjnë me traumën;ripërsëritje e shpeshtë e pjesëve që kanë të bëjnë me traumën; dëmtim në perceptimin e ambientit; të trupit personal e të ndjenjave personale;çrregullime në koncentrim, në performancë etj.
Periudha pas Stresit Traumatik
Kjo periudhë gjithashtu është një kohë jashëzakonisht e vështirë. Shumë fëmijë dhe të rritur, në periudhën pas traumës tërhiqen shumë prej të tjerëve; nuk duan të flasin, të preken e gjithashtu të konfrontohen me tmerrin që e përjetojnë, ky reagim quhet Konstruksion apo Ngushtim. Këtu bëjnë pjesë edhe disocimet patologjike edhe kronike. Po ashtu, ky është si elementi i parë i kësaj periudhe,
Në anën tjetër, përmes anktheve gjatë natës pagjumë përjetohen edhe elemente të veçanta nga ngjarja traumatike: p.sh në mënyrë të përsëritur dëgjohen të shtëna me armë, diktohet era e alkoolit e atij që është duke e kryer tmerrin, pastaj shihet pamja e tmerrit si një film horror etj. Të gjitha këto reagime quhen Intrusione, të cilat janë elementi i dytë i kësaj periudhe. Si element i tretë, janë simptomat e Mbingacmimit, sepse i gjithë organizmi i individit ende është në luhatje, dhe në mënyrë të përsëritur futet prapë në fiziologjinë e afërt traumatike.
Nëse këto 3 elemente janë intensive, më shumë zgjerohen se sa që zvogëlohen dhe zgjasin më shumë se 4 javë, atëherë mund të vihet diagnoza e PTSD apo Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik.
Shfaqja e vonshme e PTSD
Rrethnjë e katërta e çrregullimeve të Stresit Post-Traumatik janë Late Onset PTSD. Që domethënë se e kanë një fillim të hershëm, por shfaqen më vonë me paraqitjen e një stresi tjetërekstrem. Një person mund të funksionojë për një kohë të gjatë shumë mirë pas-traumës, por në një vjetorin e traumës apo përmes një traumatizimi tjetër,patjetër që do t’i shfaqet PTSD./revista psika
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok