Infeksionet e veshit janë mjaft të shpeshta si në stinën e ftohtë të dimrit, ashtu edhe në stinën e verës. Prandaj pas çdo gjendjeje virale, ose bakteriale, duhet të kontrolloni edhe ndërlikimet në vesh, pasi këto gjendje shtojnë rrezikun për zhvillimin e infeksioneve të veshit.
Kjo në mënyrë të veçantë për fëmijët e vegjël, të cilët janë të prirur për infeksione të veshit të mesëm, që në gjuhën mjekësore njihen edhe si: “otitis media”. Strukturat shëndetësore raportojnë se të paktën 4 në 6 fëmijë do të përjetojnë një infeksion të veshit të mesëm të paktën një herë në jetë.
Shenjat klinike
Sipas bluzave të bardha, shenjat klinike të infeksioneve të veshit janë të larmishme dhe varen nga lloji i infeksionit. Më të shpeshta janë dhimbjet e veshit, kruajtjet, uljet e lehta të dëgjimit, rrjedhje të sekrecioneve, ulja e oreksit, dhimbja e kokës, zhurma në vesh (gumëzhima), marramendja (vertigo), etj. Këto infeksione vijnë zakonisht pas infeksioneve të traktit të sipërm respirator (bronkitet, sinusitet), në ndryshimet e papritura të presionit të ajrit (për shembull gjatë fluturimit me avion), noti në pishina jo të pastra, mykozat e ndryshme, etj.
“Otitis eksterna”, si ndodh infeksioni veshit të jashtëm
Këto infeksione shfaqen mjaft shpesh te notarët, si rezultat i kontaktit të shpeshtë me ujëra shpeshherë jo me higjienën e duhur, por mund të vijnë edhe si pasojë e dëmtimit mekanik gjatë pastrimit të veshëve me kunja. Është e këshillueshme që veshët të pastrohen me shumë kujdes, pa ushtruar forcë, thjesht duke u fshirë me një peshqir të butë pas larjes.
“Otitis media”, kur infeksioni prek veshin e mesëm
Kjo është patologjia më e shpeshtë e veshit, kryesisht e fëmijëve të vegjël. Shfaqet më shpesh pas infeksioneve të aparatit të frymëmarrjes. Në shumë raste çahet daullja e veshit, duke pasur rrjedhje qelbi në kanalin e veshit. Infeksionet e veshit të mesit mund të kronicizohen kur ato përsëriten herë pas here. Gjithashtu mund të kemi edhe ndërlikime të strukturave të tjera të brendshme të veshit, dëmtim të nervit të dëgjimit që çon në ulje të dëgjimit deri në shurdhim të plotë, dëmtim të nervit facial (i faqes) që mund të çojë deri në paralizë të fytyrës. Prandaj këto infeksione duhen mjekuar sa më herët që shfaqen me përgjegjësi dhe profesionalizëm.
Pasojat nga çarja e membranës
Në rastin e çarjes së membranës kemi rrjedhje të qelbit në kanalin e veshit. Kjo ndodh zakonisht në bebet e vogla deri në dy vjeç, sepse membrana e tyre është shumë e brishtë. Vjen pas infeksionit të veshit të mesëm dhe karakterizohet nga grumbullimi i lëngjeve brenda veshit të mesëm. Kur presioni i lëngjeve rritet shumë, bombohet membrana dhe çahet. Përveç trajtimit lokal dhe të përgjithshëm në këto raste lind nevoja edhe për trajtime kirurgjikale.
Infeksioni i njohur si “Myringitis”
Ndërsa infeksioni i vetë membranës quhet “Myringitis”. Edhe në këtë rast shkaktarët mund të jenë të shumtë, viralë, bakterialë, mykotikë. Daullja e veshit i përgjigjet infeksionit me dhimbje, gjendje ethore, temperaturë. Infeksioni i veshit mund të përhapet edhe në kockat prapa veshit (mastoiditis). Kemi në këtë rast skuqje dhe ënjtje të lëkurës mbi këto kocka, dhimbje të forta, ethe, temperaturë. Kjo është një gjendje e rëndë që mund të pasohet me meningit, gjendje septike, paralizë raciale, etj
Simptomat për zosterin e veshit
E njohur ndryshe edhe si zjarri i natës, është një infeksion viral që shfaqet në zonën përreth veshit dhe brenda tij, në qafë dhe në ballë. Karakterizohet nga dhimbje shumë të forta, vertigo (marrje mendsh). Terapia në këto raste shkon gjatë por ecuria është e mirë në përgjithësi.
Pasojat nga çrregullimi i ekuilibrit
Gjithashtu një patologji tjetër e veshit është çrregullimi i ekuilibrit. Veshi i brendshëm përmban sistemin e ekuilibrit. Një ndër shkaktarët e shumtë janë dhe infeksionet. Klinika përfshin vertigo të papritura dhe dramatike që mund të jenë të shoqëruara me të përziera dhe të vjella. Ky sindrom ka edhe shkaqe të tjera si për shembull hipertensionin, spondiloartrozën, udhëtimet me avion (ndryshimi i presionit të ajrit ).
I thoni “jo” vetëmjekimit me ilaçe të marra në farmaci pa rekomandim
Është totalisht e gabuar të drejtohemi së pari në farmaci dhe të marrim atje vetë mjekim. Kompetenca e përzgjedhjes së mjekimit i takon vetëm mjekut. Mos hezitoni në asnjë rast të merrni këshillimin e mjekut të familjes dhe është ai që kërkon konsultimin dhe terapinë e mjekut specialist (ORL).
Disa këshilla për të parandaluar infeksionet e veshit
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...