Gjinekologu kosovar tregon sa lindje cezariane mund t’i bëjë një grua

22:01 | 14 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Lindja me operacion kryhet për shkak të indikacioneve të qarta. Duke marrë parasysh numrin e madh të lindjeve tek ne dhe përqindjen e lindjeve me prerje cezariane, komplikacionet janë të rralla, thotë gjinekologu Memli Morina.

Sipas tij këto operacione kryhen nga profesionistë të aftë, prandaj gratë duhet ta ndiejnë veten të sigurtë dhe mos të kenë merak.“Nëse një grua lind me operacion, ka shumë gjasa që edhe lindjet tjera t’i ketë prapë me operacion, ndonëse është e mundur lindja vaginale pas prerjes paraprake cezariane. Çdo grua është ndryshe nga një grua tjetër. Disa e marrin veten shumë shpejt pas operacionit, kurse disa tjera kanë nevojë për më shumë kohë në periudhën pasoperatore”, thotë ai.

Sipas doktorit është vështirë të thuhet se deri në cilën lindje është pranueshëm, por dihet se në secilin operacion pasues rriten rreziqet si p.sh. gjakderdhja, dëmtimi i fshikzës urinare deri edhe histerektomia (heqja e mitrës).

“Ne sot gjithnjë e më shpesh kryejmë lindje me operacion për herë të tretë ose të katërt dhe zakonisht nuk ka komplikacione madhore, kurse ndonjëherë edhe gjatë lindjes së dytë cezariane mund të ndodhin komplikacione dhe të hasen adhezione të shumta. Mund të themi se deri në lindjen e tretë cezariane, problemet janë më të pakta”, thotë ai.Sipas Morinës është fakt se numri i grave që numri i grave që lindin me prerje cezariane për herë të pestë ose të gjashtë është shumë i vogël, prandaj edhe mungojnë të dhënat për rrjedhën operatore dhe pasoperatorepër në raste të tilla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme