Gjilan, apel për të zbatuar këshillat e mjekëve

11:52 | 2 Prill 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se duhet të zbatohen të gjitha këshillat për ta parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, virusi që e ka goditur botën.

Këto komente Ismajli i ka bërë gjatë vizitës së QMF “28 Nëntori”, i cili shoqërohej nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili.

“Nga personeli mjekësor i kësaj qendre, u njoftuam për kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët. Ky staf mjekësor, është i angazhuar me tërë vullnetin e tyre, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë. Ky ekip, janë të përkushtuar që qytetarët të marrin shërbime sa më të afërta dhe sa më të mira të mundshme”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme