Ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative. Hurmat e shijshme dhe ekzotike kanë diçka magjike që shkon përtej kënaqësisë së shqisave tona të shijes. Nga veriu në jug, Shqipëria është e bekuar nga prania e këtij fruti të mrekullueshëm, i preferuar nga të gjithë shqiptarët.
Krahas shijes unike, hurmat janë një pasuri më vete në aspekt vlerash shëndetsore. Por ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative për shëndetin sidomos për forcimin e kockave dhe zemër. Sipas ekspertëve në krahasim me çajrat apo lëngjet e tjera, çaji i gjetheve të hurmave përmban një nivel të lartë përfitimesh dhe vlerash.
10 herë më shumë vitaminë C
Studime kanë treguar se lëngu i gjetheve të hurmave përmban 10 herë më shumë vitaminë C, tanina, flavonoidë, rutinë, kolinë dhe amino acide. Lëngu i gjetheve të hurmës forcon zemrën. Flavonoidët që gjenden në këtë lëng ulin tensionin e lartë të gjakut dhe zbusin barrën e rëndë të stresit në zemër. Gjethet e hurmave kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e syve, ngadalësojnë plakjen, parandalojnë disa sëmundje, përmirësojnë tretjen. Gjithashtu ato forcojnë sistemin imunitar, ulin kolesterolin, rrisin metabolizmin, forcojnë kockat, rrisin aftësitë mendore, ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës. Për më tepër, lëngu i gjetheve të hurmave përshpejton shërimin e trupit, humbjen në peshë, lufton inflamacionin dhe rrisin qarkullimin e gjakut.
Për virozat, alergjinë dhe tretjen
Lëngu i gjetheve të hurmave nuk përmban kafeinë dhe ka një shije bimore të athët. Aftësitë mirëbërëse të këtyre gjetheve ndikojnë në rritjen e metabolizmit falë vitaminave dhe mineraleve që ato përmbajnë. Vitamina C tek gjethet e hurmave ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Ato mbrojnë organizmin nga toksinat, bakteret, virozat dhe forcojnë fuqinë imunitare.
Lëngu i gjetheve të hurmave ndihmon në rënien në peshë. Ai është i pasur me shumë flavonoidë anti-alergjikë. Ky lëng pakëson gjasat e shfaqjes së alergjive apo inflamacionit. Njësoj sikur fruti, gjethet janë të pasura me fibër që ndihmon shumë për tretjen e duhur të ushqimit. Fibra vjen në ndihmë edhe në sekretimin e lëngjeve tretëse dhe të gastritit./Agroweb/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare