Hurmat e shijshme dhe ekzotike kanë diçka magjike që shkon përtej kënaqësisë së shqisave tona të shijes.
Nga veriu në jug, Shqipëria është e bekuar nga prania e këtij fruti të mrekullueshëm, i preferuar nga të gjithë shqiptarët. Krahas shijes unike, hurmat janë një pasuri më vete në aspekt vlerash shëndetësore. Por ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative për zemrën, kockat dhe qarkullimin e gjakut.
Studimet thonë se çaji i gjetheve të hurmave përmban një nivel të lartë përfitimesh dhe vlerash. Së pari, ky lëng përmban 10 herë më shumë vitamin C se çajrat e tjerë bimorë. Përveç vitaminës C, gjethet e hurmanve janë shumë të pasura me antioksidantë, amino acide dhe shumë vitamin të tjera. Flavonoidët tek çaji i gjetheve të hurmave ndihmon për uljen e tensionit të gjakut dhe përmirëson ndjeshëm qarkullimin e tij. Kjo i atribuohet sasisë së madhe të antioksidantëve që pastrojnë gjakun dhe enët e tij.
Si të përgatisni çajin e gjetheve të hurmave në shtëpi
Vendoseni çajnikun në zjarr dhe hidhni një filxhan me ujë Pasi uji të marrë valë, hidhni një lugë çaji me gjethe të thata hurme Ziejini për 10 deri në 15 minuta Kullojeni çajin dhe servireni të ngrohtë. Çaji arrin të marrë një shije të kombinuar mes të ëmblës dhe të athtës vetëm kur ftohet.
Në çdo rast ju mund të shtoni mjaltë sipas preferencës. Çajin mund ta pini rregullisht dhe më shpesh akoma në stinën e virozave kur sistemi imunitar ka nevojë për ndihmë të përballet me gripin dhe të ftohurën.
Vlera të tjera të gjetheve të hurmave
Gjethet e hurmave kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e syve, ngadalësojnë plakjen, parandalojnë disa sëmundje, përmirësojnë tretjen. Gjithashtu ato forcojnë sistemin imunitar, ulin kolesterolin, rrisin metabolizmin, forcojnë kockat, rrisin aftësitë mendore, ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës. Për më tepër, lëngu i gjetheve të hurmave përshpejton shërimin e trupit, humbjen në peshë dhe lufton inflamacionin ./AgroWeb
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...