Gjethe dafine dhe vaj ulliri, për qetësimin e dhimbjeve të artritit

20:39 | 5 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Dafina është një lloj druri që rritet në vendet mesdhetare, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, që bën kokrra të vogla me ngjyrë të errët. Gjethet e kësaj bime përdoren në mjekësi dhe gatim, si erëza për gjellë.

Kjo erz ka një sërë përfitimesh shëndetësore. Ajo ndihmon për të qetësuar nervat, për të trajtuar venat varikoze, lehtësuar dhimbjet e kyçeve dhe forcuar sistemin imunitr. Më poshtë mund të gjeni udhëzimet se si të përgatisni një kurë me gjethe dafine.

Përbërësit:

30 gramë gjethe dafine
1 kupë vaj ulliri
Garzë
Përgatitja

I vendosni gjethet në një havan dhe i grini. Shtoni 1 kupë vaj ulliri ekstra të virgjër. E përzieni përbërësit në një shishe. Mbajeni në një ambient të ftohtë, të errët për 2 javë. Pas 2 javësh, hiqni gjethet dhe mbylleni sërish shishen. Tundeni shishen thuajse çdo ditë që përbërësit të bëhen si një masë homogjene. Ruajeni sërish në një ambient të ftohtë për 2 javë. Pas 2 javësh filtroni përgatitjen duke përdorur një garzë. Ruajeni atë në një mbajtëse prej xhami.

Masën e përgatitur e përdorni në pjesët ku keni dhimbje të shkaktuara nga artriti, si duar, këmbë, duke i fërkuar me kujdes./ Shendeti.com.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme