Gjermania është një 10 vendet me numrin më të lartë të njerëzve të diagnostikuar me Covid-19. Referuar të dhënave, Gjermania ka shumë më shumë të prekur se Franca, përkatësisht më shumë se 50,000 të infektuar krahasuar me 33,402 të Francës, mirëpo numri i vdekjeve është i ndryshëm. Në Gjermani kanë ndërruar jetë 321 persona, ndërkohë që në Francë 1,997. Situata paraqitet kritike edhe në Iran, ku nga 32,332 të infektuar, 2,378 kanë ndërruar jetë.
Ekspertët e shëndetit po përpiqen të analizojnë se çfarë ka bërë ndryshe Gjermania dhe ku qëndron suksesi i përballjes me Covid-19. Sigurisht që disa janë të mendimit se Gjermania është ende ne fazën ku kanë qenë shtetet e tjera më parë, mirëpo të tjerë ekspertë (via CNN) thonë se sistemi mjekësor është një pikë kyçe në këtë pandemi. Ata u referohen infermierëve.
Politika e Gjermanisë për të rekrutuar sa më shumë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe shumë shqiptarë, është e njohur tashmë.
Masat parandaluese, strukturat mbrojtëse, shtretërit dhe spitalet nuk kanë ndonjë ndryshim shumë të madh me vende të tjera të zhvilluara, mirëpo dallojnë në një pikë: Numri i infermierëve në krahasim me popullatën e përgjithshme.
Gjermania ka 13.2 infermierë për 1,000 banorë dhe është shifra më e lartë në të gjitha vendet e prekura nga koronavirusi.
Numri i lartë i infermierëve është një faktor i rëndësishëm sepse është thelbësor për menaxhimin e pacientëvë dhe rrjedhimisht në sigurimin e mbijetesës. Një spital që kupton rëndësinë e infermierëve është padyshim një spital efektiv që ka më shumë mundësi të përmirësojë gjendje kaotike si kjo e pandemisë./ CNN
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...