Google ADS

Gjermanët pohojnë se kanë gjetur ilaçin që lufton sëmundjen e kancerit

19:49 | 31 Mars 2019
Trina Galanxhi

Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash, i cili është i aftë të dëmtojë qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në fjalë në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre.

Studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre në kompaninë amerikane ‘Caris Life Sciences’ kanë zbuluar mekanizmin të ashtuquajturin aptamer. I përdorur siç duhet, ai bëhet fatal për qelizat e kancerit.

Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së që – varësisht nga radhitja e njësive ndërtimore gjenetike (nukleotide)- mund të kombinohen në forma të ndryshme, sipas DW.

Studiuesit duan të studiojnë tani se përse qelizat kanceroze mbajnë mbi sipërfaqen e tyre proteina që vetë-shkatërrojnë qelizën.

“Deri tani ne i kemi testuar aptamerët vetëm në laborator”, thotë Meyer. “Por ne duhet të testojmë tani se a kanë efekt këto fragmente të ADN-së edhe mbi limfomat në trupa me jetë”, deklaroi tutje ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme