Sistemi imun është ai që i ndihmon trupit tuaj që të mbrohet nga sëmundjet dhe infeksionet.
Po ashtu, sistemi imun është ai që parandalon shfaqjen e qelizave kancerogjene. Ky sistem mund të dobësohet nga arsye të ndryshme e është momenti i fundit të ndaloni me disa shprehi.
STRESI
Stresi kronik mundet të shtojë gjasat për grip dhe ftohje, por edhe për probleme më serioze shëndetësore, si sëmundjet e zemrës apo diabeti, tipi 2. Nëse e injoroni, e rrezikoni shëndetin.
USHQIMI JO I RREGULLT
Ushqimi jo i rregullt dhe i dëmshëm për një periudhë të gjatë kohore, konsumimi i ushqimeve të rafinuara me shumë pesticide dhe aditivë e dobësojnë sistemin imun. Ushqimi i shëndetshëm është baza për një trup të shëndoshë. Duhet të përmbajë shumë pemë dhe perime, drithëra dhe prodhimet të qumështit me pak yndyrë.
KONSUMIMI I ALKOOLIT
Kur alkooli konsumohet me të madhe, mund ta pakësojë aftësinë e trupit për të shkatërruar bakteret. Sistemi imun i dëmtuar është pasojë e pashmangshme e konsumimit të tepërt të alkoolit.
PAGJUMËSIA
Pa sasinë adekuate të gjumit, sistemi imun nuk gjen mundësinë që të shërohet dhe dobësohet. Mungesa e gjumit ndërlidhet me sasinë e pakësuar të qelizave, që janë lloje të qelizave të bardha që i ndihmojnë trupit për t’u mbrojtur nga sëmundjet.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...