Ti nga jashtë mund të dukesh i përmbajtur, dukesh sikur jetën e ke në vijë, por a e dinë të tjerët se si ndihesh brenda?
Ankthi në nivelet e larta është një përbindësh i madh që gjendet në kokën tuaj, që duket sikur nuk mundeni ta largoni, shkruan portali arbresh.info.
Më poshtë keni disa gjëra që bën një person, por që të tjerët nuk e kuptojnë që është rezultat i ankthit të lartë.
Vetëm pse duken të qetë nuk do të thotë që edhe janë.
Ju bëni çdo gjë në dorën tuaj ta ndaloni, por nuk mund të ndiheni ndryshe, ndjeni dhimbje në krahë dhe zemra juaj shpejton sikur të donte të dilte nga vendi.
Ndonjëherë duhet të largohen nga mjediset sociale pa paralajmërim. Ju lutem mos e merrni këtë si fyerje.
Këta persona mund të jenë mirë, të qeshin dhe të kënaqen me jetën, por papritmas fillon në kokë të fluturojnë mendimet, dhe duhen me patjetër të largohen nga situata për tu qetësuar.
E ulin veten vazhdimisht.
Individët më nivel të lartë ankthi mund të jenë të suksesshëm në karrierë, mund të jenë shumë të mirë në punën që e bëjnë. Por ata si në karrierë, jetë personale, dashuri e ulin veten vazhdimisht. Mendojnë se mund të bëjnë më mirë se stresojnë veten shumë për të arritur atë, shkruan arbresh.info.
Kanë zakone të vogla që nuk mund t’i ndryshojnë.
Ndonjëherë ankthi shfaqet në zakone të ndryshme. Disa kafshojnë thonjtë, ndërsa të tjerë heqin kutikulat nga gishtat.
Ankthit nuk i intereson se sa të lumtur janë apo çfarë po ndodh në jetën e tyre. Është gjithmonë aty.
Nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë, nuk ka rëndësi ku janë dhe pa marrë parasysh me kë janë, mund të ndodh në çdo moment. Frika, dridhja, imazhet që kalojnë nëpër mendje në shpejtësinë e dritës, të përzierat intensive, dhimbjet stomaku, brenga, paniku, nevoja për oksigjen, të gjitha këto do të shfaqen.
Shpërthejnë për gjërat më të vogla
Janë jashtëzakonisht të ligë me veten kur bëjnë gabime, nuk ka rëndësi se sa e lehtë ishte për ta, ta bënin. E mundojnë veten tërë kohën në kokën e tyre.
I kënaqin të tjerët
Adhurojnë t’i bëjnë të tjerët të lumtur edhe nëse kjo do të thotë ta bëjnë veten të palumtur.
Mendimet në kokat e tyre ndryshojnë në mënyrë drastike nga mënyra se si njerëzit e tjerë i shohin nga jashtë.
Këta individë mund të duken sikur kanë një jetë të përsosur, një karrierë perfekte, shtëpi e partner. Por brenda ata janë të frikësuar, janë duke luftuar. Janë të frikësuar se makthi i tyre më i keq do të bëhet realitet, frikë se do të humbin atë për të cilën kanë punuar aq shumë. Këtë e bën ankthi, i shtynë të kthehen në armiq të vetvetes./Arbresh.info
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani