Google ADS

Gjërat që duhet t’i dini rreth marramendjes

02:28 | 13 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Migrena mund ta shkaktojë marramendjen

Për disa persona, sikur migrena të mos ishte e mjaftueshme dhe përjetojnë simptoma tjera. Kjo njihet si migrena vestibulare, të cilat shpesh përcillen me marramendje dhe nuk trajtohen në një shkallë prej rreth 50%, thekson kirurgu për migrenë, Mark Khorsandi. Këto episode mund të zgjasin nga disa minuta deri në disa orë dhe mund të përfshijnë ndjeshmëri të dritës dhe zhurmës, thuhet sipas klinikës Mayo. Nëse vuani nga marramendja, por dyshoni se mund të keni edhe simptoma të migrenës, duhet të mbani shënime për çdo ndryshim që mund të jetë shkaktar i mundshëm për këtë gjendje.

Nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar marramendjen

Sigurisht, aktivitete të caktuara mund të ju bëjnë më të ndjeshëm, por nganjëherë marramendja mund të ndodhë edhe pa ndonjë arsye të njohur. Duket se njerëzit e përjetojnë këtë më shumë kur janë në fluturim apo kur janë shtrirë duke bërë ushtrime, si yoga dhe pilates, në të cilën koka mund të jetë shumë mbrapa për një periudhë të gjatë kohore.

Trajtimi ndryshon në varësi të diagnozës

Nëse shkaku i marramendjes suaj është viral, mjeku juaj mund të përshkruajë medikamente për të ndihmuar rreth simptomave, thotë Raskin. Nëse është si rezultat i shpërndarjes së kristaleve të kalciumit, neurologu mund të bëjë një sërë lëvizjesh të veçanta të kokës dhe trupit – të njohur si rivendosja e kanalit – për të ndihmuar që kristalet të dalin nga kanali i veshit dhe të kthehen në dhomën e brendshme të veshit. Mjeku juaj mund të sugjerojë poashtu terapi për drejtpeshimin e trupit, në mënyrë që sistemi i balansit trupor të jetë më pak i ndjeshëm ndaj lëvizjes.

Marramendja mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze

Nëse mendoni se po përjetoni një gjendje të tillë për herë të parë, provoni të uleni qetë për disa minuta. Kjo ndihmon që marramendja të zbutet dhe ju lejon t’i kushtoni rëndësi ndjenjave që po përjetoni. Nëse vëreni kryesisht ndryshim kur të lëvizni pozicionin e kokës, ndoshta mund të prisni disa ditë para se të konsultoheni me mjekun tuaj. Sidoqoftë, nëse marramendja juaj shoqërohet me simptoma tjera, siç është dhimbja e rëndë e kokës, vizion i dyfishtë, dhimbje gjoksi, kumbim i veshit apo humbje e dëgjimit, atëherë ndoshta ju mund të përjetoni diçka më serioze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme