Çrregullimi bipolar është një problem serioz që i kanoset shëndetit mendor. Falë tij, njeriu vuan nga episode të gjata depresive apo gjallërie ekzaltuese. Kjo e fundit njihet si hipomania.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse ky çrregullim nuk trajtohet mund të shtyjë njeriun drejt vetëvrasjes. Informacionet për këtë çrregullim janë të larmishme, megjithatë në këtë artikull të TiranaPost do të mësoni për 5 gjerat më të rëndësishme që duhet të dini për këtë sëmundje.
Çrregullimi Bipolar është më shumë se një luhatje humori.
Të shumtë janë ata që mendojnë se çrregullimi bipolar ka të bëjë me luhatjet e humorit. Një njeri që vuan nga çrregullimi bipolar shkon nga ekstremi në ekstrem. Kur ai ose ajo është e mërzitur mendon edhe për vetëvrasjen. Kur këta njerëz janë të lumtur janë tepër entuziastë sa u duket se kanë kapur qiellin me dorë. Këto ndjesi janë të përkoshme dhe në mesin e tyre qëndron zemërimi. Njerëzit e prekur nga ky çrregullim zemërohen shpejt, madje edhe për gjëra të vogla. Mjafton thyerja e një gote dhe zemërimi shpërthen pa fre. Emocionet e një njeriu të prekur nga ky çrregullim janë pa fre duke shkaktuar parehati edhe në njerëzit e afërt.
Çrregullimi Bipolar mund të jetë i trashëgueshëm, por jo vetëm.
Në shumë raste, çrregullimi bipolar mund të jetë i trashëgueshëm. Megjithatë, ka raste të tjera kur ai nxitet apo shkaktohet nga një ngjarje dramatike. Ky çrregullim mund të shfaqet krejt papritur me një incident depresiv.
Çrregullimi Bipolar mund të nxisë sëmundje të tjera
Njerëzit që vuajnë nga çrregullimi bipolar përballen me shumë probleme që i kanosen mendjes siç janë: ankthi, stresi dhe humori i keq. Por këto probleme janë më të mëdha se kaq. Ata janë të prirur të preken nga migrena, dhimbjet e kokës, mjegullimi i shikimit e të tjerë.
Llojet e Çrregullimit Bipolar
Ky çrregullim sipas ekspertëve shfaqet në variante të shumta. Lloji i parë i sëmundjes është ciklothimia, ose një çrregullim i lehtë. Në këtë rast kemi të bëjmë me luhatje humori të cilat nuk janë të ashpra apo të rrezikshme. Më pas kemi çrregullimin bipolar 2, episodet e të cilit janë më depresive dhe i treti është çrregullimi bipolar 1. Pacientët vuajnë nga mania ekstreme apo, episodet depresive ose të dyja bashkë.
Çrregullimi Bipolar nuk shërohet por mund të mbahet nën kontroll
Vuajtja nga kjo sëmundje tingëllon si një dënim shumë i ashpër duke pasur parasysh që ky çrregullim nuk është i kurueshëm. Megjithatë, çrregullimi bipolar mund të mbahet nën kontroll. Përkujdesja ndaj vetes është një nga hapat më të rëndësishëm kur përballesh me një sëmundje mendore. Përkujdesja vjen në forma të ndryshme: një banjë e ngrohë, një e shëtitur buzë liqenit, një kafe me miqtë, marrja e medikamenteve në kohë, një libër i bukur apo edhe thjesht meditimi.
E fundit por jo për nga rëndësia është se duhet të dini që çrregullimi bipolar është i vështirë dhe shpesh i papërballueshëm.
Megjithatë, me njerëzit e duhur dhe mënyrën e duhur të jetesës ai mund të mbahet nën kontroll duke mos u kthyer në pengesë për një jetë të bukur.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...