Kur vjen puna te parehatia e stomakut, ne shpejt drejtojmë gishtin nga gruri apo produktet e qumështit, ku madje disa njerëz i heqin këto ushqime tërësisht.
Por, eliminimi i këtyre ushqimeve nga dieta juaj është diçka që rrallë rekomandohet nga mjeku, përveç nëse bëhet fjalë për ndonjë alergji apo rast auto-imun, transmeton portali arbresh.info
Më poshtë keni disa nga sabotuesit në krye të listës që ngacmojnë më së shumti zorrët, disa mund t’ju befasojnë.
Mollët
Ky frut natyrisht është pjesë e dietave të shëndetshme, por Instituti Kombëtar për Shëndetin në Britani ka rekomanduar pacientët të kufizojnë këtë frut me vetëm tre copa në ditë. Mollët janë posaçërisht problematike për dy arsye, shpjegon Dr Steven Mann.
Ka koncentrim të lartë të sheqerit të njohura si oligosakaridet, disakaride, monosakaridet dhe poliolet, të cilat absorbohen ngadalshëm në zorrën e vogël të disa njerëzve dhe kështu fermentojnë, duke shkaktuar simptoma.
Majoneza
Hormonet e lëshuara në përgjigje të përmbajtjes së lartë të yndyrës në majonezë mund të çojnë në një vonesë në zbrazjen e stomakut dhe lëvizjen e ushqimit nëpër zorrë, shpjegon Dr Mann. Kjo mund të shkaktojë ndjenja të pakëndshme të fryrjes.
Makaronat e nxehur për së dyti
Karbohidratet që nxehen për së dyti, të tilla si makaronat dhe patatet përmbajnë atë që njihet si niseshte rezistente, të cilën zorrët e kanë të vështirë ta tretin, thotë Dr Mann, transmeton arbresh.info. Kjo për shkak se kur pastat gatuhen dhe ftohen, bëhen më rezistente ndaj enzimave normale dhe nuk mund të shpërbëhen, kështu që zorrët duhet t’i trajtojnë si fibra, gjë e cila mund të përkeqësojë simptomat.
Kafeja
Shoqata britanike e dietës rekomandon jo më shumë se dy filxhanë kafe në ditë nëse vuani nga problemet me zorrë. Kafeina mund të shkaktojë problem, sepse stimulon lajmëtarët e qelizave që rrisin lëvizjen e zorrëve, kështu që lehtëson lëvizjet tuaja të zorrëve dhe gjithashtu mund të çojë në një ndjenjë plotësie./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador