Studimet e reja shkencore kanë treguar se gjenetika ka një ndikim shumë më të vogël në jetëgjatësinë e njeriut se sa është supozuar më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një grup shkencëtarësh për qendrën “Calico&Ancestry” kryen hulumtime gjithëpërfshirëse në bazë të pemës familjare që mbulojnë më shumë se 400 milionë njerëz.
Konkluzioni më i rëndësishëm që shkencëtarët kanë ardhur është se trashëgimia nuk ka rëndësinë e cila i është dhënë më herët në përcaktimin e jetëgjatësisë së njeriut.
Shkencëtarët kanë përdorur metodën e hulumtimit që kombinon modelet matematikore dhe statistikore duke analizuar jetëgjatësinë e njerëzve që kanë jetuar në dy shekujt e mëparshëm.
Në raport, hulumtuesit potencojnë se ekziston ngjashmëri shumë më e madhe e jetëgjatësisë bashkëshortore, se sa është rasti me të afërmit e tyre dhe shtojnë se kjo konfirmon se faktori i trashëgimisë nuk është vendimtar se sa do të jetojë një person.
Studimet e mëhershme thonin se gjenetika është një faktor prej 20 deri në 30 për qind në përcaktimin e jetëgjatësisë së njerëzve, ndërsa protagonistët e studimit të ri argumentojnë se ky është një faktor që ka më pak se 10 për qind të ndikimit.
Rezultatet e detajuara të hulumtimit u botuan në revistën shkencore “Genetics”.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?