Grimcat e karbonit të zi që lëshohen në mënyrë tipike nga shteri i automjeteve dhe termocentralet e qymyrit janë zbuluar në plancetë përballë fetusit, thonë studiuesit.
Përqendrimi i grimcave ishte më i larti në placentat e grave më të ekspozuara ndaj ndotësve të ajrit në jetën e tyre të përditshme, sipas një studimi të publikuar në Nature Communications.
“Studimi ynë ka prova bindëse për praninë e grimcave të karbonit të zi që që burojnë nga ndotja e ajrit në placentën njerëzore”, thanë autorët.
Ndotja e ajrit dihet se ka ndikime potenciale shkatërruese në shëndetin e fëmijëve.
Rreziku më i madh shfaqet te fëmijët me peshë të ulët të lindjes, të cilët më pas për shkak të ndotjes së ajrit mund të preken nga diabeti, astma, goditja në tru, sëmundjet e zemrës dhe disa sëmundje tjera.
Megjithatë, shpjegimi biologjik se si dhe pse ndotja e ajrit paraqet një kërcënim të tillë për të sapolindurit, e cila ka vënë mjekët në mëdyshje të mëdha.
“Studimi i ri hedh dritë mbi këtë duke treguar se mbytja e grimcave të karbonit të zi mund të grumbullohet në placentë,” komentoi Christine Jasoni, drejtore e Qendrës së Kërkimit të Shëndetit të Trurit në Universitetin e Otago në Zelandën e Re.
Gratë që kishin qenë të ekspozuara në nivele më të larta të grimcave të karbonit të zi, mesatarisht 2.42 mikrogramë për metër kub , treguan nivele dukshëm më të larta të grimcave në placentë sesa dhjetë nëna të ekspozuara më pak.
Në mënyrë kritike, gjurmët e karbonit të zi u gjetën në anën e brendshme të placentës, duke i vendosur ato në kontakt të drejtpërdrejtë me fetusin në zhvillim.
“Karboni i zi mund të dëmtojë plancetën”, tha Jennifer Salmond, dhe një profesoreshë e asociuar në Shkollën e Mjedisit të Universitetit të Auckland, duke komentuar gjetjet e reja, ndërsa shton se “funksionimi i dobët i plancetës mund të shpjegojë peshën e ulët të lindjes”.
Fëmijët janë veçanërisht të prekshëm nga cilësia e dobët e ajrit gjatë zhvillimit të fetusit, kur ekspozimi mund të rezultojë në ndryshime gjatë gjithë jetës në zhvillim, si dhe dëmtim të përhershëm të indeve të mushkërive.
Më shumë se 90 përqind e fëmijëve jetojnë në mjedise ku përqendrimi në natyrë i ndotësve me ajër tejkalon udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit./arbresh.info/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...