Ky zbulim vjen nga Universiteti Amerikan Northwestern. Pikërisht si të dhënat e informacionit të një software-i, kodi është i përmbyllur në udhëzimet e çdo qelize të organizmit, dhe bëhet aktiv kur qelizat transformohen për shkak të një tumori, transmeton tch.
Kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave është i trupëzuar në një proteinë të lashtë 800 mijë vjeçare, funksioni i të cilës është mbrojtja e organizmit nga kanceri. Tani që ky kod është zbuluar, ekziston mundësia që të shmanget kurimi me kimioterapi.
Koordinatori i këtij zbulimi, Tomas Spies thotë se njohja e këtij kodi jep mundësinë e kontrollimit të “armëve” anti-kancer, duke i orientuar për të asgjësuar vetëm qelizat e sëmura.
Kjo strategji, e cila së shpejti pritet të kthehet në kurë, ka edhe avantazhin e të mos pasurit shumë efekte anësore të dëmshme të kimioterapisë, e cila duke tjetërsuar gjenomën e qelizave, përmban riskun e provokimit të tumoreve dytësore.
Shkencëtarët që po merren me zbulimin thonë se objektivi nuk është të gjendet një substancë e re artificiale dhe toksike për tumorin, por të eksplorohen më tej benefitet që ka dhënë vetë natyra për ta luftuar atë.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...