Ekspertët fajësojnë për dëmtimin perineal…
Ka shumë tregime dhe keqkuptime nga gra të vjetra që thonë në lidhje me lindjen e fëmijës – ajo më kryesorja që qarkullon është se gratë gjatë lindjes duhet sa më shumë të shtyejnë.
Por, një program i ri nën udhëheqje të mamive, është duke punuar për të larguar këtë mit si dhe duke inkurajuar gratë që të ngadalësojnë shtyerjen gjatë lindjes dhe të marrin parasysh pozicionet alternative.
E projektuar nga stafi i Fondacionit Trust in Kent, protokolli në fjalë ka reduktuar rastet traumatike të dëmtimeve perineale nga 7% në vetëm 1% e pacientëve, dhe me sukses ka larguar dëmet e shkaktuara në mënyrë të paqëllimshme në trup gjatë lindjes me 85% në disa maternitete.
Fillimisht u krijua si një thirrje për veprim nga ana e Kolegjit Mbretëror të Gjinekologëve dhe Kolegjit Mbretëror të Mamive, duke ndjekur rritjen e shpejtë shqetësuese të dëmtimeve perineale, gjë që ka prekur rreth 14,000 gra nga viti 2013 deri në vitin 2014.
9 deri 10 femra vuajnë nga një formë të dëmtimit perineal gjatë lindjes dhe në rastet më serioze kjo mund të shpie deri në mos përmbajtje dhe probleme nervore përgjatë gjithë jetës.
Kjo është diçka që Dot Smith, kreu i mamisë në Fondacionin Medway, fajëson keqkuptimin se gratë gjatë lindjes duhet të shtyejnë.
“Kur kemi parë 22 raste të shkallës së tretë brenda një muaji, kemi thënë: Kjo nuk është aspak e mirë”, theksoi ajo për Daily Mail.
Në vend të kësaj, udhëzimet e reja inkurajojnë gratë që të përpiqen në pozicione alternative të tilla si në këmbë, duke u përkulur, ose duke lindur të ulur në gjunjë, dhe i mësojnë gratë të marrin frymë gjatë kontraktimeve në vend që të shtyejnë.
Mamitë janë të dekurajuar edhe nga tërheqja e foshnjes gjatë lindjes, dhe në vend të kësaj, mbështesin peshën e foshnjes ashtu siç del për të ulur presionin mbi perineumin.
Me rezultatet mbresëlënëse deri tani, programi i ri ka qenë i suksesshëm pasi rezultatet janë publikuar në Gazetën Evropiane për gjinekologji dhe Obstetrikë dhe planet janë që të vazhdojnë edhe më tutje me lëvizjet qëllim mira.