Njerëzit e gjatë janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri, ka zbuluar një studim i ri, ku janë përfshirë më shumë se 1 milion njerëz.
Studime të mëparshme kanë arritur në të njëjtin konkluzion, por a duhet të alarmohen njerëzit shumë të gjatë, apo është vetëm një legjendë?
Ekspertët theksojnë se rezultatet e këtyre studimeve tregojnë vetëm për një rrezik shumë të ulët krahasuar me faktorë të tjerë, si duhanpirja.
Plus, nuk është e qartë se cili është shkaku kryesor pas kësaj lidhjeje. Një ndër teoritë më të përmendura është që njerëzit e gjatë kanë më shumë qeliza, prandaj probabiliteti është më i madh që të kthehen në kancerogjene.
Por, nivelet hormonale, sëmundje të tjera dhe sa të pasur apo varfër kanë qenë këta njerëz në moshë të re, mund të kenë ndikim në gjatësinë e trupit dhe rrezikun për kancer gjithashtu.
Autori i studimit, dr. Leonard Nunney, tregon për BBC se faktori i rrezikut për një person varet nga gjatësia e tij ekzakte.
Në raportin, e publikuar nga Royal Society, thuhet se për çdo 10 cm më shumë në gjatësinë mesatare, 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat, rreziku është 10% më i lartë që ky person të preket nga kanceri.
Të dhënat janë nxjerrë pas analizimit të 4 studimeve afatgjate. Në secilin studim janë analizuar të dhënat e më shumë se 10 mijë rasteve me kancer për secilën gjini. Nga 18 lloje të kancerit të analizuara si tek gratë ashtu edhe burrat, katër lloje kanceri – i pankreasit, fytit, stomakut dhe gojës – nuk shfaqën ndonjë rritje të rrezikut me gjatësinë.
Çfarë mendojnë ekspertët?
Gjatësia është vetëm njëri nga faktorët që përcaktojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit te një person, dhe pa dyshim që nuk është më i rëndësishme. Ekspertët thonë se kryesorja për të shmangur sëmundje të tilla është të bësh një jetë të shëndetshme.
Georgina Hill, nga Shoqata Britanike për Hulumtimin e Kancerit, tregon për BBC: Rreziku është shumë i ulët dhe ka një sërë mënyrash për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit, si mos konsumimi i duhanit apo mbajtja e një peshe të shëndetshme.
Dr. John O’Neill, autori kryesor i studimit, nga Laboratori MRC i Biologjisë Molekulare, thotë? Nëse ke më shumë qeliza, je më i rrezikuar nga kanceri. Njerëzit e gjatë kanë më shumë lëkurë dhe më shumë melanocite, prandaj janë më të rrezikuar që të preken nga melanoma”.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...