Studimi i publikuar në “Lancet Diabetes and Endocrinology” zbulon se ne e kemi parë diabetin në mënyrë të gabuar gjatë gjithë kohës.
Sipas BBC-se kjo sëmundje është klasifikuar në dy katergori Tipi 1, që është sëmundje e sistemit imunitar dhe Tipi 2 që është rezultat i një jetesë të sëmurë, transmeton portali arbresh.info
Rreth 90 deri në 95 përqind e diabetikëve sot klasifikohen me Tipin 2.
“Megjithatë, situata nuk është aq e thjeshtë”, thotë studimi.
“Ka nëntipe të kësaj sëmundje, të cilat kërkojnë një tjetër lloj trajtimi”, thuhet më tej në studim.
Ekipi i grupit të mjekëve studio më shumë 14 mijë persona të sëmurë me diabet dhe zbuloi se diabeti mund të ndahet në 5 grupe “gjenetikisht të ndryshme”.
Grupi 1 – diagnoza e rëndë autoimmune. Në thelb ngjan me atë të Tipit 1
Grupi 2 – mungesa e rëndë e insulinës. Ashtu si Tipi 1, ndodh kryesisht te njerëzit e rinj dhe të shëndetshëm, por shkaku nuk ka të bëjë me sistemin imunitar.
Grupi 3 – mungesa e rëndë e insulinës. Trupat e njerëzve jashtëzakonisht të shëndoshë nuk i përgjigjen prodhimit të insulinës.
Grupi 4- diabeti i lidhur me njerëzit në mbipeshë. Këta pacientë kanë kile të tepërta, por metabolizmi i tyre mund të jetë afër normales.
Grupi 5- forma më e butë,e lidhur me plakjen. Një nga llojet më të zakonshme.
Të gjitha grupet janë të lidhura me rreziqe të ndryshme dhe pacientët duhet të jenë në gjendje që t’i përgjigjen trajtimeve të ndryshme për secilin grup individualisht./arbresh.info/
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...