Këto ushqime për lëkurë të shëndetshme kujdesen për lëkurën tuaj si nga brenda po ashtu edhe nga jashtë.
Plus janë të mira për trupin.
QERSHITË
Qershitë janë një nga ushqimet e shëndetshme për lëkurën. Janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidues, dhe janë ideale për pastrimin e gjakut. Konsumimi i tyre i rregullt eliminon helmet dhe krijon një barrierë mbrojtëse kundër efekteve të diellit dhe kontaminimeve.
LIMONËT
Për faktin se përmbajnë sasi të madhe me acide organike dhe komponent antioksidues, limonët janë një nga ushqimet e rekomanduara për ta detoksuar lëkurën. Përbërësit e tij pastrues heqin helmet që udhëtojnë nëpër gjak dhe rregullojnë pH-në. Përmbajnë edhe sasi të konsiderueshme të vitaminave C.
MAJA E BIRRËS
Pasi përmban aminoacide esenciale dhe antioksidues, maja e birrës është plotësues për shëndetin e lëkurës. Këto nutriente përkrahin riparimin e qelizave. Për më shumë, po ashtu ndihmojnë procesin natyral të pastrimit. Konsumimi i rregullt parandalon sëmundjet dhe shenjat e hershme të plakjes.
MOLLËT
Mollët janë pemë e pasur me fibra dhe antioksidues. Këto e stimulojnë pastrimin e gjakut dhe organet sekretuese. Këto acide natyrale lehtësojnë rregullimin e pH-së së lëkurës. Në të njëjtën kohë, kontrollojnë prodhimin shtesë të vajit dhe poreve. Po ashtu, duhet përmendur faktin se mollët ndihmojnë tretjen.
ANANASI
Falë shkaku të kontributit të enzimave, ujit dhe antioksiduesve, ananasi është ideal për ta promovuar pastrimin e thellë të lëkurës. Ka përbërës prej diuretiku që ndihmojnë hedhjen jashtë të lëngjeve tepricë që e rritin fryrjen. Përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që përkrahin tretjen. Për më shumë, ndihmon në largimin e mbetjeve që prekin shëndetin e lëkurës.
PJEPRI
Pjepri është një fryt freskues që njihet si kontribuues i madh i ujit, fibra dhe antioksiduesve. Këto nutriente, pos vitaminave dhe mineraleve. Ndihmojnë ta keni lëkurën pa njolla. Kjo parandalon problemet si aknet. Fuqia e tyre hidratuese hidraton lëkurën dhe redukton praninë e qelizave të vdekura.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...