Google ADS

Gjashtë tiparet dhe karakteristikat që fëmija i trashëgon vetëm nga babai

09:57 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

1. Gjinia e fëmijës varet nga babai! Kjo për arsyen e thjeshtë të kombinimit të kromozomeve ! Kromozomi X është përgjegjës për gjininë femërore dhe Y për atë mashkullore. Çifti kromozomik i femrave është XX ndërsa i meshkujve XY ! Gjatë ngjizjes së vezës, nëse mashkulli dhuron kromozomin Y, gjinia e fëmijës është mashkull, ndërsa dhurimi i kromozomit X bën që foshnja të jetë femër !
2. Ngjyra e syve
Ngjyra e hapur e syve si blu apo e gjelbër përcaktohet nga një gjen recesiv, në ndryshim nga sytë me ngjyrë të errët që përcaktohen nga gjenet dominonte. Ndonëse trashëgimia gjenetike e të dy prindërve luan një rol kyç në tiparet e fëmijës, ngjyra e syve është një nga ato karakteristika që merret nga babain gjithmonë nëse konkurron me gjenet recesive të mamasë.
3. Problemet me dhëmbët
Kur vjen puna tek dhëmbët, gjenet e mashkullit janë më të “forta” se të femrës e kjo bën që forma, fortësia apo problemet e dhëmbëve të trashëgohen nga babai dhe jo nga nëna.
4. Problemet kardiovaskulare
Nëse babai juaj është i prirur të vuajë nga problemet kardiovaskulare, është mirë që dhe ju të jeni nën kontrollin e vazhdueshëm mjekësor. Kjo për shkak të pranisë së një gjeni që transmetohet nga babai tek djali. Kjo pjesë e ADN-së është vërtetuar se mund të rrisë rrezikun e atakut kardiak deri në 50%!
5. Shëndeti mendor
Është e vërtetuar shkencërisht se çrregullimet mendore trashëgohen, por shanset që fëmija të preket nga këto të fundit rriten me rritjen e moshës së babait. Nëse një person bëhet baba në moshë të madhe dhe vuan nga një sëmundje mendore, siç është skizofrenia, ADN-ja e tij ka ndryshuar me siguri gjatë viteve dhe rrjedhimisht sperma do të transmetojë mutacionin e ADN-s tek foshnja.
5. Gjatësia
Ndonëse besohet se gjatësia e fëmijës është një mesatare e prindërve, në disa raste gjeni i babait mund të ketë një ndikim më të madh se ai i nënës. Më shumë se 700 gjene kombinohen për të përcaktuar gjatësinë e fëmijës. Nëse vetëm një prej tyre është subjekt i ndryshimit, ai mund të ndryshojë gjatësinë me 3 centimetra, që nuk është një ndryshim i vogël!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme