Lista e roleve që luajnë proteinat në trupin tonë është shumë e gjatë. Ky element ushqyes është i nevojshëm për të ndërtuar dhe riparuar muskujt, indet, gjakun, kërcet, kockat dhe lëkurën. Proteinat janë gjithashtu të rëndësishme për prodhimin e hormoneve dhe kimikateve që rregullojnë një sërë procesesh trupore. Pa sasinë e mjaftueshme të proteinave në dietën tonë, është shumë e vështirë të jemi të shëndetshëm.
Nuk është për t’u habitur pse shumë vegjetarianë ose njerëz që mbajnë dieta të forta kufizuese, vuajnë nga simptoma të ndryshme të mungesës së proteinave. Duke konsumuar ushqime që përmbajnë pak ose aspak proteina, trupi nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të shfrytëzojë proteinat e tij, duke shkaktuar ‘tretjen’ e indeve ku ruhen proteinat, si në muskuj. Ka disa shenja paralajmëruese që do të përjeton nëse vuani nga mungesa e proteinave:
Faqe të ënjtura
Kjo nuk është shkaktuar nga yndyra e tepërt siç mund të dyshoni, por nga inflamacioni i gjendrave të pështymës. Kjo gjendje zakonisht ndodh nëse ka një çekuilibër të vazhdueshëm të proteinave e karbohidrateve tek ju.
Sy të ënjtur
Edema është shkaktare e syve të ënjtur, një gjendje në të cilën lëngu i tepërt mblidhet në inde. Kjo ndodh sepse proteinat janë një nga përbërësit që rregullojnë ekuilibrin e lëngjeve në trupin tuaj.
Duar të fryra
Edhe kjo gjë ka të bëjë me mbledhjen e ujit në inde, e njohur në botën mjekësore si edemë. Ekziston një shumëllojshmëri gjendjesh shëndetësore që çojnë në edemë dhe një prej tyre është mungesa e proteinave.
Flokët e dobët
Kjo gjendje mund të ketë disa shkaktarë. Një prej tyre është të mos kesh një dietë mjaftueshëm të pasur me proteina. Kjo nuk duhet t’ju vijë si surprizë, pasi e dini që flokët kryesisht përbëhen nga proteina.
Tharje e tepërt e lëkurës
Mosmarrja e mjaftueshme e proteinave mund të shkaktojë tharje të lëkurës dhe zona të skuqura. Mungesa e proteinave ju bën më të ndjeshëm ndaj djegieve nga dielli gjithashtu.
Përgjumje ose mjegull truri
Energjia dhe funksionet tuaja konjitive ndikohen gjithashtu kur ulet niveli i proteinave. Siç e përmendëm më herët, proteinat janë jetike për prodhimin normal të hormoneve, shkruan living. Disa nga këto hormone kanë lidhje me stresin , prodhimin e energjisë dhe vigjilencën mendore.
Për të shmangur këto probleme është e rëndësishme të merrni mjaftueshëm proteina gjatë ditës. Ka një formulë të thjeshtë për të llogaritur sa proteina duhet të konsumojmë çdo ditë: pesha juaj në pound/2=sasia e nevojshme e proteinave në gramë./kk/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut