Trupi femëror mund të bëjë disa gjëra të mrekullueshme! T’i japë jetë krijesave të reja si edhe të thyejë rekorde botërore për jetëgjatësinë.
Por, të jesh femër do të thotë që mund të jesh më shumë e riskuar për t’u prekur nga këto gjashtë sëmundje.
Këtë nuk e themi ne, këtë e pohojnë studime të fundit mjekësore në SHBA, por edhe në botë! Ato kanë treguar motivet e forta sepse trupi dhe organizmi i femrave është më shumë i prirur për t’u prekur nga këto gjashtë sëmundje.
Zbulojini edhe ju bashkë me ne se cilat janë ato! Dhe nëse je grua, duhet t’i kushtosh dyfish më shumë rëndësi.
Gratë janë dy herë më të prirura se burrat që të diagnostikohen me çrregullime të ankthit gjatë jetës së tyre, thotë Zyra e Shërbimit të Shëndetit të Grave në SHBA. Këto çrregullime janë probleme të vërteta mjekësore dhe ka trajtime dhe terapi që ndihmojnë dhe realisht funksionojnë për ju.
Meraku apo shqetësimet janë pjesë normale e të qenurit njerëzor, por kur vuan nga ankthi shqetësimi bëhet ekstrem dhe fillon të ndërhyjë në jetën e përditshme.
Ashtu si me ankthin, gratë janë dy herë më të prirura se burrat që do të diagnostikohen me depresion. Duket se ndikim të madh në këtë çështje ka luhatja e niveleve të hormoneve femërore gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë, periudhës së post lindjes dhe menopauzës.
Të gjitha këto cikle të jetës tek një grua rrisin rrezikun e depresionit. Stresi, dhimbjet, historitë familjare gjithashtu mund të kenë ndikim në këtë.
Me kalimin e moshës, kockat bëhen të dobëta dhe ka më shumë të ngjarë të thyhen. Sepse mosha është një faktor i rëndësishëm rreziku. Sa më i vjetër të jeni, aq më i lartë është shansi që të prekeni nga osteoporoza. Por, kjo sëmundje është më e evidentueshme tek gratë sepse ato kanë kocka më të vogla dhe më pak të dendura se burrat.
Faktori i dytë është ky: pas menopauzës rritet niveli i estrogjenit tek gratë dhe kjo bën që kockat të prishen apo të thyhen më lehtë. Së treti, gratë shpesh jetojnë më gjatë se burrat dhe të jetosh më gjatë rrit rrezikun e osteoporozës.
Kanceri i gjirit mund të ndodhë edhe tek burrat, por çuditërisht është rreth 100 herë më e zakonshme tek gratë, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS). Tani për tani, rreziku mesatar i një gruaje në SHBA për të pasur kancer të gjirit gjatë jetës së saj është afërsisht 12%.
Ekzistojnë disa faktorë rreziku që nuk mund t’i kontrolloni, si plakja dhe gjene të caktuara të trashëguara, por ka edhe zakone të përditshme që mund të zvogëlojnë rrezikun tuaj për të marrë këtë sëmundje, si kufizimi i alkoolit dhe qëndrimi aktiv.
Ekzistojnë më shumë se 80 sëmundje të ndryshme autoimune, kushte në të cilat sistemi imunitar i trupit gabimisht sulmon qelizat e tij të shëndetshme. Sëmundja celiake është një shembull.
Kur njerëzit me sëmundje celiake hanë gluten (një proteinë që gjendet tek gruri, elbi dhe thekra), trupat e tyre rrisin një sulm në zorrët e vogla. Ndaj, kjo është një nga arsyet pse ju gra jeni më të rrezikuara për t’u prekur nga kësi sëmundjesh.
Këto janë goditje potencialisht fatale të rrjedhjes së gjakut në tru dhe vrasin më shumë gra sessa burra. Disa faktorë të rrezikut nga goditja vlejnë për të gjithë, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, historia familjare dhe pirja e duhanit.
Faktorët e tjerë të rrezikut janë unik për gratë. Këto përfshijnë marrjen e pilulave të kontrollit të lindjes, mbetja shtatzënë, përdorimi i terapisë për zëvendësimin e hormoneve në menopauzë, të pasurit të migrenave të shpeshta, etj. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...