Arif Nashefci një qytetarë nga Prishtina ka shprehur frustrimin në lidhje me përvojën e fundit në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Tash e sa kohë në këtë klinikë thotë se ndodhet në gjendje të rëndë vëllai i tij Nazif Nashefci.
Nashefci thotë se kirurgu Endrit Shala ka hequr dorë nga operacioni pasi siç thotë ai u duhet një aparat që nuk ekziston në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e që më herët nuk u është thënë që u nevojitet një aparat i tillë.
“Kirurgu e ka pas mbi vete përgjegjësin për me e përfundu operacionin. Ndërsa, sot ( e martë) në mëngjes më ka telefonuar për një takim urgjent. Ai më tha se pa një aparat që ai po e kërkon nga drejtori i klinikës, nuk mund ta fus në operim pacientin Nazif Nashefcin, dhe për këtë arsye ai ka hequr dorë nga operacioni”, tha Nashefci për arbresh.info.
Pacienti është i shtrirë tash e sa ditë në Klinikën e Kardiokirurgjisë por sipas vëllaut të pacientit gjendja e tij vetëm po përkeqësohet.
Për tri ditë radhas sipas Nashefcit, e kanë futur në program për ta operuar, por në fund të ditës e kanë larguar me arsyetimin e mungesës së aparatit.
Nashefci ka kërkuar llogari edhe nga drejtori i Klinikës Rifat Brahimaj, por ai i ka thënë se nuk është e vërtet që doktori ka hequr dorë nga operimi.
“Drejtori më ka thënë që nuk është e vërtet që doktor Endriti u tërheq, nesër në mëngjes konsultona me të edhe të tregoj”, i ka thënë drejtori Nashefcit.
Sipas informatave që ka marrë Nashefci, QKUK-ja ka marrëveshje me klinika private për huazimin e aparateve nëse ka nevojë.
Në lidhje me gjithë këto pretendime, portali arbresh.info ka kërkuar nga drejtoria e ShSKUK-së një përgjigje por nga ana e tyre nuk kemi marrë ndonjë informatë, përkundër se zëdhënësi Shpend Fazliu, tha se do të përgjigjen.
Nashefci, që po qëndron në klinikë afër vëllait të tij, bënë të ditur se disa pacient po paguajnë më para për tu futur në operim, por ai deklaroi se nuk do të paguaj.
Gjithashtu ai bëri të që do të pres deri sot për një përgjigje nga doktori se a do ta fusin në operim apo jo.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodh rastin do ta lajmërojë në polici.
Pacienti Nazif Nashefci, 49 vjeçarë, ka qëndruar fillimisht në Klinikën Intensive për gjashtë javë dhe tani është në pritje që të operohet nga valvulet./Ejona Hyseni/arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...