Google ADS

Gjashtë frutat që luftojnë plakjen (FOTO)

21:52 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Plakja është një proces, që nuk mund të ndalojë, por janë disa ushqime, që mund ta parandalojnë efektin e plakjes.

BORONICAT E KUQE

Frutat e kuq në përgjithësi janë një ndër ushqimet më të domosdoshme dhe një nga frutat më të mirë, që mund t’i inkorporoni në ushqim, falë vetive të shumta shëruese. Por, duhet theksuar vetitë rigjallëruese, si në bukuri po ashtu edhe në shëndet. Posedojnë përbërës, që luftojnë radikalet e lira.

auto_ra11497540048

PAPAJA

Papaja është një dhuratë nga natyra dhe, megjithëse është fryt ekzotik, është gjithnjë ushqim i pranishëm. Kanë efekt alkalin në trup, që është i përsosur për të luftuar acidet, që shkaktojnë sëmundjet dhe plakjen e trupit. Luftojnë kapsllëkun, ndikojnë në tenin e nxirë, si dhe parandalojnë njollat në lëkurë dhe ekzemën.

auto_ra21497540050

RRUSHI

Ne të gjithë keni dëgjuar për vetitë kundër plakjes të verës, por e vërteta është se këto veti shëruese kundër plakjes i hasim në rrush, pa e konsumuar alkoolin. E gjithë kjo falë komponentit resveratrol, molekulë e dobishme për shëndetin e gjetur në rrush. Ndihmon luftimin e plakjes së qelizave, e shenjat e jashtme janë plakja dhe sëmundjet në përgjithësi.

auto_ra31497540053

AVOKADO

Avokado është ushqim me vlera të larta ushqyese, mund të konsumohet i gjithë fryti, përfshirë edhe farën. Mund të përdoret edhe për maska për fytyrë, flokë. Janë të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme, që gjallërojnë lëkurën dhe trupin në përgjithësi. Pasi është shumë i pasur me vitamina E, ndihmon parandalimin e shfaqjes së rrudhave.

auto_ra41497540055

“MANGOSTEEN”

Gjithnjë e më shumë po dëgjojmë për këtë pemë tropikale dhe vetitë e saj shëruese, që janë të panumërta. Vepron kundër inflamacioneve, shton vitalitetin, ndihmon humbjen në peshë, parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Falë antioksiduesve të shumtë, mund të ndihmojë në trajtimin e ekzemës, dermatitit, psoriazës.

auto_ra51497540057

SHEGA

Janë shumë arsye përse duhet konsumuar shegën. Pos tij, i shëndetshëm është edhe lëngu i shegës. I pasur me polifenole, shega falë antioksiduesve forcon efektin kundër inflamacioneve. Është e pasur me kalium dhe sasi të konsiderueshme të magnezit, fosforit dhe hekurit. Përmban edhe vitamina C, B1, B2 dhe niacinë. Antioksiduesit e saj reduktojnë stresit në trup, duke parandaluar sëmundjet, si: kanceri, derisa ndikon për të pasur një lëkurë të re.

auto_ra61497540060

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme