Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin
Megjithatë, studimet e vazhdueshme kanë theksuar se çajrat, për shkak të përbërësve, kanë efekte pozitive për të lehtësuar simptomat e gripit dhe ftohjes.
Disa nga më të mirët janë:
Çaji i mentes – Gjethet e mentes kanë efekt të lehtë anestezik në pjesën e fytit dhe lehtësojnë simptomat e kollës. Kjo bimë ka efekt pozitiv ndaj luftës kundër mikrobeve dhe infeksioneve virale.
Çaji i kamomilit – Lulet e thata të kamomilit janë përdorur prej shekujsh për efektet qetësuese. Kamomili ka efekt anti-inflamator dhe ndikon në cilësinë e gjumit.
Çaji i boronicës – Është i pasur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin. Studimet e ndryshme kanë treguar se ekstraktet e boronicës mund të zvogëlojnë gjatësinë dhe ashpërsinë e simptomave të ftohjes dhe gripit.
Çaji i xhenxhefilit –Ëështë i preferuari i këngëtarëve për të zbuturu fytin për shkak të përbërësve anti-inflamator, që mund të ndalojnë mikroorganizmat të përhapin infeksionin. Xhenxhefili lehtëson të vjellat gjithashtu, këshillon Anabel.
Çaji i limonit – Të pish çaj limoni ose të shtrydhësh pak limon në një çaj tjetër është një veprim i efektshëm për sezonin e ftohtë. Limoni dhe agrumet kanë vitaminë C, një lëndë ushqyese e rëndësishme për trupin, sidomos kur luftoni ftohjen ose gripin.
Çaj me mjaltë – Çajrat bimorë nuk përmbajnë kafeinë, ndaj nuk ju dehidratojnë dhe shijojnë më shumë me një ëmbëlsues natyral, siç është mjalti. Çaji me mjaltë është i preferuari i shumë njerëzve që vuajnë nga i ftohti. Mjalti ndihmon në lehtësimin e kollës. /Telegrafi/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët