Një përqindje e vogël e femrave kanë gjakderdhje gjatë shtatzënisë si p.sh. pas raportit seksual ose disa të tjera për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me shtatzëninë si infeksione etj.
Por, megjithatë gjakderdhja në shtatzëni është tregues i disa komplikimeve të rrezikshme si aborti, probleme të placentës që nuk duhen injoruar. Ja ç’duhet të dijë gruaja shtatzënë për gjakderdhjen gjatë 20 javëve të para dhe të fundit të shtatzënisë
Gjatë 20 javëve të para të shtatzënisë mjekët vlerësojnë se 25-40 % e femrave përjetojnë gjakderdhje gjatë 3 mujorit të parë. Gjakderdhja në këtë fazë të shtatzënisë shkaktohet nga:
-Vezët e fekonduara janë ngjitur në murin e mitrës dhe bien poshtë.
-Ndryshimet hormonale
-Marrëdhëniet seksuale
-Infeksionet
Këto shkaqe janë më pak të dëmshme, por ka disa të tjera që vënë në rrezik jetën e nënës dhe fëmijës si: hemorragjia subkronike që shkaktohet nga gjakderdhja nëpër placentë ose aborti spontan që ndodh në 20 javët e para të shtatzënisë. Ky lloj aborti shoqërohet edhe me simptoma të tjera si dhimbje barku. Hemorragjia gjatë 20 javëve të para shkatohet edhe nga shtatzënia ektopike e cila është realizuar me një fekondim të vezëve jo në mitër, por në tubat fallopione dhe më pas vendoset tek nëna. Nëse shtatzënia ektopike nuk diagnostikohet në kohë mund të jetë e rrezikshme për jetën e nënës.
Gjatë 20 javëve të fundit të shtatzënisë rreziku i një aborti spontan nuk është shumë i latë si 20 javët e para, por gjakderdhja në pjesën e dytë të shtatzënisë duhet marrë shumë seriozisht, pasi ndodh vetëm për shkaqe madhore. Shkaqet për gjakderdhjen në gjysmën e dytë të shtatzënisë janë:
-Marrëdhëniet seksuale
-Kontrollet e qafës së mitrës
-Kur placenta mbulon mitrën pjesërisht ose plotësisht
-Placenta shkëputet nga mitra dhe shkakton gjakderdhje duke rrezikuar jetën e nënës dhe fëmijës.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë