-Fibroidet ose miomat janë gati gjithnjë beninje (jo kancerogjene).
-Ato mund të rriten si te tumore te veçanta ose mund të jenë multiple në rritje.
-Ato mund të jenë të madhësisë së farës së molles ose edhe sa një portokalle, në raste të veçanta munden edhe të arrijnë masë shumë të madhe.
Pse femrat duhet të dijne për miomat ?
-Miomat janë shumë të shpeshta tek femrat në mes moshës 40 dhë në fillim të 50 tave edhe jo të gjitha femrat me mioma kanë simptome.
-Ato që kanë simptome zakonisht i zbulojnë fibroidet që është vështirë të jetohet me praninë e tyre
-Disa kanë dhimbje dhe gjakderdhje të shtuar menstruale.
-Fibroidet poashtu mund të bëjnë presion në fshikzen urinare dhe shkaktojnë urinim të shpështë ose në rektum dhe të shkaktojnë presion rektal. Nëse rritja e tyre shkon shumë atëherë ato mund të shkaktojnë rritje të përgjithshme të barkut dhe jep pamjen e shtatzanis për shkak të madhësise së barkut.
A mund të kthehen miomat në kancere të rrezikshme?
-Fibroidet janë gati gjithmonë beninje (jo kancerogjene)
-Shumë rrallë (më pak se 1 në 1000 raste) mundet të kalohet në fibroid kancerogjen. Kjo quhet lejomiosarkoma.
-Ekzistenca e fibroideve nuk e rritë rrezikun për zhvillim të miomave kancerogjene poashtu nuk e rritë rrezikun e shfaqjes së formave tjera të kancereve tek femrat.
Nëse ngel shtatzanë dhe janë të pranishme mioma, çka më tutje?
-Femrat që kanë fibroide kanë më shumë probleme në shtatzani dhe lindje. Por nuk do të thotë që gjithnjë duhet të ketë probleme. Shumica e shtatzanëve e kanë shtatzaninë pa probleme. Më së shpeshti mund të shfaqen probleme si:
-Ka rrezik të lartë për lindje të parakohshme
– Lindja me prerje Cezariane. Rreziqet për lindje me cezarian është 6 herë më e rritur tek femrat me fibroide.
-Prezentimi i femiut me pelvik. Për shkak të pranise së miomave bebja nuk pozicionohet normal për lindje vaginale.
– Lindja ngec për ecuri normale
-Shkolitja para kohe e placentës ose abrupcioni placentar. Placenta shkolitet nga muri i mitres para lindjes. Kur kjo ndodh femiu nuk merr mjaftueshëm oksigjen.
-Konsultohuni me obstetërin tuaj nëse keni mioma dhe ngelni shtatzenë. Te gjith obstetrët kanë ekspëriencë në trajtimin e fibroideve dhe shtatzanise. Shumica e femrave që kanë fibroide dhe ngelin shtatzenë nuk kanë gjithnje nevojë të konsultohen me obstetrin.
Qfarë pyetjesh duhet ti parashtroj mjekut tim në rast që kam fibroide?
1-Sa fibroide i kam në përgjithsi?
2-Cila është madhësia e tyre?
3-Ku janë të lokalizuara (në sipërfaqen brendshme të jashtm ose, në murin e mitrës) ?
4-A mund të pres që të zmadhohen miomat?
5-Sa shpejtë janë rritur (nëse është ditur më herët për ekzistencën e tyrë)?
6-Si mund ta dalloj që fibroidi po rritet shpejtë?
7-Qfarë probleme mund të japë rritja e tij?
8-Cilat teste ose imazheri duhet të behen në vazhdimsi për te përcjellur rritjen e tyrë?
9-Cili është tretmani opcional nëse fibroidi behet problem?
Kirurgjia
-Nëse keni mioma me simptome të moderuara ose me te theksuara atëherë trajtimi kirurgjik mund të jetë menyra më e mire për trajtim. Këto janë opcionet:
Miomektomia
-Është trajtim kirurgjik për te larguar miomen në veqanti pa e prekur indin e shëndoshë të mitrës. Është tretmani më i mire për femrat që dëshirojnë të kenë përsëri shtatzani pas trajtimit të miomeve. Ju mund të keni shtatzani pa problem pas miomektomisë. Por nëse miomat janë të futura në thellësi të murit dhe kavitetit të mitres atëherë mund të ju duhet lindje me prerje Cezariane.
-Miomektomia ose largimi i mimosa mund të bëhet në disa menyrë. Me opërim madhor kirurgjik duke e hapur murin e barkut ose me laparaskopi por edhe me histeroskopi nëse lokalizimi i miomes e lejon këtë qasje dmth nga vagina. Lloji i operimit që do të bëhet varet nga madhësia lloji dhe lokalizimi i miomat.
Histerektomia
-Është intervenimi kirurgjik për largimin e tërësishëm të mitrës – kjo meted është e vetmja e sigurtë për trajtimin definitiv të miomave. Miomat janë arsyja kryesore e heqjës totale te mitrës. Ky opërim behet kur miomat janë të masës së madhë, nëse gjakderdhja është e shtuar, nëse është afër menopauzës, ose nëse nuk dëshiron më shtatzani.
-Nëse miomat janë të vogla me madhësi atëherë mjeku mund të ketë qasje nga vagina dhe të mos bëhet hapja nga barku. Në disa raste histerektomia laparaskopike mund të përformohet dhe largimi i vezoreve dhe tubave. Eshtë opcional varesisht nga rasti. Histerektomia është nje opërim madhor dhe është zakonisht opërim i qetë dhe i sigurtë dhe nuk përmban ndonje risk ose komplikime.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë