Vuani nga artriti dhe inflamacioni ju ka shkaktuar enjtje të gishtave. Ose ndoshta keni konsumuar një vakt me shumë kripë dhe, si rezultat, unaza e martesës ka ngecur në gisht.
A duhet të shqetësoheni? Ndoshta jo. Gishtat enjten për një sërë arsyesh, disa të padëmshme, por ndonjëherë enjta mund të paralajmërojë për gjendje më të rënda shëndetësore. Ja cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të enjtjes së gishtave, dhe kur duhet të konsultoheni me mjekun shkruan gazeta Shendeti
Abuzimi me kripën
Teprimi me ushqimet shumë të kripura mund t’ju shkaktojë enjtje të gishtave. Trupi përpiqet që të mbajë një balancë të ujit dhe kripës. Duke konsumuar shumë kripë, trupi e kompenson këtë duke ruajtur shumë ujë në trup, prandaj krijohet edhe enjtja. Zakonisht, enjtja e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i ushqimeve të kripura largohet vetvetiu brenda disa ditësh. Nëse e keni kufizuar kripën dhe vazhdoni t’i keni sërish duart e enjtura, duhet të konsultoheni me një mjek.
Bllokim në sistemin limfatik
Limfedema është një sëmundje e enjtjes së gjymtyrëve që shfaqet kur lëngjet limfatike (që mbajnë papastërti, baktere dhe viruse) nuk zbrazen siç duhet. Në këtë rast mund të enjtjen gishtat e duarve dhe të këmbëve, si dhe në disa raste edhe i gjithë krahu dhe këmba. Lëkura gjithashtu mund të duket më e tendosur ose më e enjtur se zakonisht. Trajtimet me rreze për kancerin e gjirit zakonisht bëhen shkak për zhvillimin e limfedemës. Në raste më të rralla, limfedema mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga një zhvillim jonormal i sistemit limfatik.
Preklampsia
Enjtja është tipike për gratë shtatzëna. Megjithatë, enjtja e duarve dhe fytyrës, sidomos nëse krijohet një hapësirë bosh në lëkurë kur e prekni me gishtin tregues – mund të jetë shenjë e preklampsisë. Kjo gjendje karakterizohet nga tensioni i lartë i gjakut dhe, nëse lihet pa trajtuar, mund të shkaktojë ndërlikime të rënda si për nënën ashtu edhe beben.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...