Përveç që janë një frut i shijshëm i vjeshtës, gështenjat përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë që parandalojnë sëmundjet dhe mbrojnë shëndetin tuaj.
Me çfarë është e pasur gështenja?
Portal arbresh.info sjell përfitimet shëndetësore që ka gështenja dhe se pse duhet t’i konsumoni ato sa më shumë.
Gështenjat përmbajnë shumë karbohidrate, protein, yndyrë të ulët dhe fibra bimore. Është e pasur me vitaminën B, A dhe C. Mineralet e pranishme në këtë frut janë kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfori, squlfuri dhe klori.
Ato mund të konsumohen si të ziera ose të pjekura.
Konsumimi i gështenjave të papërpunuar mund të dërgojë drejt helimit sepse përmban një sasi të caktuar të helmit të eskulinës.
Në shëndetin e përgjithshëm, gështenjat luajnë rol të madh. Ndikojnë në funksionimin e duhur të sistemit nervor, kanë efekt antioksidues, zvogëlojnë rrezikun e zemrës dhe përmisojnë funksionimin e trurit. Përdoret kundër ftohjeve, diarresë dhe astmës. Përmbajtja e fibrave bimore jep një ndjenjë të ngopjes, zvogëlon presionin në zorrë, ndikon në zvogëlimin e kolesterolit, triglicerideve dhe sasisë së substancave toksike në trup. Karbohidratet e pranishme në gështenja sigurojnë energji që zgjat shumë. 100 gram gështenja përmbajnë rreth 213 kalori./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...