Gëlltit AirPodin në gjumë

11:15 | 9 Shkurt 2021
Arbresh.info

Një njeri në Sh.B.A u zgjua me një ndjenjë të çuditshme në gjoks dhe u trondit kur zbuloi që kishte njërën nga AirPodët e tij të ngecur në fytin e tij.

Bradford Gauthier, nga Worcester në Massachusetts, shkroi në Facebook javën e kaluar që ai nuk mund të pinte një gotë ujë pasi u zgjua në mëngjes.

“Diçka nuk ndjehej si duhet, me më shumë presion në gjoks, por unë mendova që fyti ishte thjesht i thatë ose diçka nga largimi i borës natën e kaluar.”

Por ndërsa kërkonte në dhomë AirPodët e tij me të cilët kishte qenë duke dëgjuar një natë më parë, ai mund të gjente vetëm një.

Djali i zt Gauthier duke bërë shaka tha se mbase ai e kishte gëlltitur tjetrin në gjumë.

Pas vizitës në dhomën emergjente dhe një radiografie u gjet AirPodi në pjesën e poshtme të ezofagut. Pas kësaj ai iu nënshtrua një endoskopie emergjente për largimin e pajisjes.

“Bëni kujdes duke dëgjuar me kufje pa tel kur bini në gjumë, kurrë nuk e dini se ku do të përfundojnë,” shkroi ai.

“Kufjet ende punojnë.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme