Gazeta gjermane “Bild” ka bërë një shkrim interesant lidhur me koronavirusin. Ajo u bën thirrje njerëzve që të masturbohen, pasi sipas saj kjo të mbron nga koronavirusi dhe të rrit imunitetin. Bild shkruan se seksi me veten, të mban të shëndetshëm, ose të paktën kontribuon në shëndetin tuaj.
“Kushdo që i jep një dorë vetes, jo vetëm që heq stresin, por edhe forcon sistemin imunitar, kjo mund të na sjellë dobi vetëm gjatë krizës koronare aktuale. Arsyeja për këtë është lëshimi i hormoneve të ndjehen mirë gjatë orgazmës. Përveç kësaj, niveli i stresit ekuilibrohet përsëri,” – shkruan Bild.
Studimet tregojnë se njerëzit që kënaqin rregullisht veten kanë një nivel më të lartë leukocitet dhe kështu një sistem imunitar më të mirë. Gjatë orgazmës, dopamina lëshohet gjithnjë e më shumë. Kjo lëndë është përgjegjëse për ndjesinë e kënaqësisë dhe madje mund ta intensifikojë atë.
Oksitocina lëshohet me kulmin e kënaqësisë. Të dy hormonet ulin nivelin e kortizolit dhe për këtë arsye mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Kortizoli është një hormon që shkakton stresin./lapsi.al/
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones