Google ADS

Gati për verë: Zmadhoni vithet dhe ndërtoni muskujt e barkut njëkohësisht!

21:35 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Pasi që shumica e njerëzve hanë më shumë ushqim për t’i zmadhuar vithet, e hanë më pak për t’i ndërtuar muskujt e barkut, nuk është e lehtë të zmadhohen vithet dhe të ndërtohen muskujt e barkut njëkohësisht.

Sipas ekspertëve të fitnesit, mënyra më e mirë për t’i arritur të dyja është të përqendroheni në një qëllim një herë, e pastaj në tjetrin qëllim, transmeton Telegrafi.

Pra, fillimisht ndërtoni muskuj, e pastaj hiqeni yndyrën në trup duke i mirëmbajtur muskujt që i keni ndërtuar.

ÇFARË TË HANI E SI TË USHTRONI PËR VITHE SUPER SEKSI

Nëse dëshironi të keni vithe të mira, duhet të bëni ushtrime adekuate. Fillimisht bëni ushtrime me peshë të trupit, e kur të merrni forcë mjaftueshëm, mund të bëni ushtrime squat  dhe lunges me pesha.

Por, veç kësaj, ju duhet të konsumoni edhe sasi adekuate të kalorive.

Për të ndërtuar muskuj (pra për t’i zmadhuar vithet) duhet të konsumoni proteina. Ekspertët thonë se nëse ushtroni rreth një orë në ditë, juve ju nevojiten rreth 1.8 gramë proteinë për kilogramë të peshës së trupit.

SI T’I NDËRTONI MUSKUJT E BARKUT

Posa t’i keni forcuar këmbët, ju jeni gati për fazën e dytë – ndërtimi i muskujve të barkut.

Për t’i ndërtuar këta muskuj, ju duhet ta minimizoni yndyrën në bark.

Përveç se duhet të bëni më shumë ushtrime kardio, ju gjithashtu duhet të hiqni dorë edhe nga shumë ushqime.

Trajnerët personalë thonë se në këtë fazë dieta juaj ditore duhet të përmbajë 40% proteina, 30% karbohidrate dhe 30% yndyrë, por këto rekomandime mund të ndryshojnë nga personi në person.

Është e domosdoshme edhe t’i shmangni ushqimet e përpunuara, ushqimet që përmbajnë sheqer artificialë, yndyrat e saturuara, karbohidratet e rafinuara, etj. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme