Afër 4 vjet më parë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare ishte një vend i veçantë ku lehonat kishin mundësi të merrnin këshilla sa i përket foshnjës. Por ky shërbim në shumë qendra të mjekësisë tashmë nuk është funksional e për pasojë edhe shumë nga lehonat po mbesin pa informacionin dhe kujdesin e duhur për foshnjën.
Periudha menjëherë pas lindjes paraqet rreziqe shëndetësore për nënën dhe foshnjën e saj të porsalindur.
E kujdesi pas lindjes është i veçantë. Shumë nga nënat që sapo kanë lindur merrnin shërbim dhe informacione në këshillimoret e Qendrave të Mjekësisë Familjare.
“Afër 4 viteve ka kaluar ajo formë e Këshillave në Pediatër ku secila lehonë mund të marrë këshilla aty ku ka pediatër”, tha për RTK Bujar Gashi drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Ai thotë se shumë shpejt pritet një projekt për këtë çështje. “Komuna e Prishtinës dhe komuna të tjera nuk kanë qëndruar duarkryq dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetje të AQH-se qe nga fillimi i vitit të ardhshëm komuna jonë me ekipet profesionale do të ofroj shërbime për shëndetin e lehonave dhe fëmijëve në tre ditët e para pas lindjes ne shtëpitë e tyre”, tha ai.
Gashi thotë se ky projekt pritet t’i plotësojë kërkesat e lehonave në kryeqytet./RTK/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt