Funde e pantallona të shkurtra, fustane pas trupi, veshje që ekspozojnë lëkurën, jemi zyrtarisht në stinën e verës, zyrtarisht në sezonin e depilimit rregullisht!
Pas muajsh të gjatë pritjeje, lëkura do të përkedhelet nga rrezet e diellit dhe femrave i duhet të eleminojnë çdo qime të dukshme nga lëkura.
Ndonëse ekzistojnë shumë metoda depilimi ajo me brisk është më e përdorura. Rreziku për të gabuar nuk është i vogël ndaj më poshtë do të keni 5 gabimet që bëni kur depiloheni!
1: Nuk përgatisni lëkurën
Mos u depiloni asnjëherë nëse lëkura juaj nuk është e lagësht! Në të thatë depilimi jo vetëm që është i dhimbshëm por nuk është efektiv. Një ditë më parë duhet të keni bërë një skrab në mënyrë që nga lëkura të keni eleminuar çdo shtresë të vdekura qelizash.
2: Përdorimi i briskut të partnerit, apo përdorimi i brisqeve për meshkuj
Brisqet e meshkujve janë të projektuar ndryshe nga brisqet e femrave. Këto të fundit kanë në tehet e tyre xhel aloe vera apo vitamin E duke qenë se lëkura e femrave është me delikate.
Brisqet e femrave duhet të jenë të paktën me 4 tehe për të ndjekur formën e trupit të një gruaje.
3: NUK përdorni krem rroje apo xhel.
Nëse ju nuk e hidratoni lëkurën para depilimit, e sigurtë që pasi të keni hequr qimet lëkura juaj do të jetë e irrituar me puçrra të cilat mund të infektohen.
4: Përdorimi i sapunit apo shampoos si xhel rroje
Mund të mendoni se sapuni apo shampoja mund ta zëvendësojnë lehtë xhelin e rrojes, por e keni gabim. Sapuni than yndyrën nga lëkura, duke e bërë më të vështirë depilimin. Lëkura kërkon të jetë krejtësisht e hidratuar në mënyrë që qimet të hiqen sa më mirë, shpejtë e pa dhimbje.
5: Lënia e briskut në ujë
Sigurohuni që pas përdorimit briskun ta lani, ta thani me një copë e ta vendosni në një vend të thatë
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës