Koha e dushit është një mundësi e shkëlqyer për t’ju lidhur me foshnjën. Është diçka shumë e bukur të shohësh ujin, shkumën dhe flluskat, por gjithashtu është një moment me rrezik larja e një të porsalinduri.
Fëmijët kur lagen janë lehtësisht të rrëshqitshëm dhe për këtë duhet shumë kujdes. Mbytja është shkaku kryesor i vdekjes aksidentale midis fëmijëve 1 deri në 4 vjeç. Për të bërë momentin e e dushit të sigurt dhe zbavitës për ju dhe fëmijën tuaj, çelësi është të jeni të përgatitur dhe të vëmendshëm.
Rreziqet më të mëdha të larjes së fëmijës dhe kujdesi që duhet treguar
Lënia e fëmijës pa mbikëqyrje
Kurrë nuk duhet ta lini fëmijën vetëm në dush. Të vegjlit kanë nevojë në çdo moment për mbikëqyrje. Edhe rreth moshës 3-4 vjeç ekziston rreziku i mbytjes.
Të qenit të papërgatitur
Duhet të keni bërë gati rrobat, sfungjerin, sapunin, peshqirin, lodrat. Fëmijës i nevojiten shumë gjëra kur lahet. Sigurohuni t’i keni bërë gati më parë, kështu që nuk ju duhet të largoheni nga fëmija gjatë larjes së tij.
Të harroni të kontrolloni temperaturën e ujit
Fëmijët e vegjël dhe sidomos foshnjat janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit dhe të ftohtit se ne, prandaj bëni shumë kujdes para se t’i fusni në dush. Për të shmangur diegien e lëkurës, ose për t’i mbrojtur nga i ftohti, gjithmonë kontrolloni ujin paraprakisht. Kontrolli më i mirë bëhet me bërryl, pasi ajo është pjesa më e ndjeshme.
Mbushja plot e vaskës
Disa prindër të rinj mendojnë se mbushja e vaskës i mban fëmijët më ngrohtë, por sa më shumë ujë të ketë aq më i lartë është rreziku i mbytjes.
Përdorimi i karrigeve të dushit shumë herët
Megjithëse duken të sigurta, ato kanë rrezik të përplasen duke e zhytur fëmijën dhe të shkaktojnë mbytje.
Mungesa e një mbrojtëseje tek rubineti i çezmës
Rubineti përbën një rrezik nëse fëmija rrëshqet dhe përplaset, prandaj duhet të përdorni mbrojtëse me materiale të buta që fëmija të mos vritet edhe nëse bie në kontakt me to.
Përdorimi i tepërt i sapunit/shampos
Sapunët mund të irritojnë sytë e fëmijëve dhe nëse kanë kimikate ose vajra esenciale të fuqishme, edhe lëkurën. Përdorni sapunë të butë, jo aromatikë dhe jo në sasi të madhe.
Lini lodra e sfungjerë në vaskë
Lodrat që thithin ujë mund të përbëjnë një rrezik real për fëmijët pas disa përdorimeve. Një bakter infektiv i quajtur Pseudomonas mund të rritet brenda këtyre lodrave, të tilla si rosat prej gome. Përpiquni t’i ndërroni shpesh ato.
Dush shumë i gjatë ose i shpeshtë
Edhe nëse fëmija juaj mund ta dojë ujin, lënia për një kohë të gjatë mund të thajë lëkurën e tyre. Këshillohet që dushi i fëmjës të zgjasë 5-10 minuta. Dy-tre herë në javë janë të mjaftueshme/ Pernenat
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...