Uji është një nga nevojat më thelbësore të trupit të njeriut. Trupi ynë ka nevojë të jetë i hidratuar për funksionimin optimal të trupit dhe për kryerjen e proceseve metabolike. Dehidratimi është një shkaktarët kryesorë të lodhjes dhe problemeve me marramendjen.
Kështu që pirja e mjaftueshme e ujit është e rëndësishme, por gjithashtu edhe konsumimi i tij në mënyrën e duhur.
Shumica prej nesh bëjnë gabime të zakonshme gjatë pirjes së ujit, që mund të na shkaktojnë telashe.
Nuk rekomandohet të konsumoni ujë gjatë qëndrimit në këmbë
Kjo për shkak se sipas ekspertëve nuk e lejon trupin të marrë lëndët ushqyese nga uji sepse ato shkojnë drejtpërdrejt në stomak. Njëkohësisht mendohet se ndikon në nivelin e oksigjenit, shëndetin e mushkërive dhe të zemrës.
Mos pini ujë me shpejtësi
Të pini sasi të madhe uji me nxitim ndikon keq në shëndetin e veshkave. Prandaj këshillohet që të konsumoni ujë ngadalë, pasi ka përfitime të shumta. Ndikon pozitivisht në funksionin tretës dhe përmirëson metabolizmin.
Shmangni pirjen e ujit pak para ose pas një vakti
Pirja e ujit menjëherë para një vakti duhet të shmanget, pasi kryerja e kësaj mund të bëjë që të ndjeheni të ngopur dhe nuk do të keni mundësi të hani sa duhet. Gjithashtu pirja e ujit menjëherë pas vaktit mund të ndikojë në proçesin e tretjes dhe mund të shkaktojë probleme me përzjerjen dhe kapsllikun./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...