Perimet janë ndër ushqimet më të mira për trupin e njeriut, sepse janë plot me vitamina dhe minerale.
Por këto substanca të dobishme, dhe veçanërisht vitaminat, shpesh janë shumë të ndjeshme dhe nëse ndërmarrim hapa të gabuar, ne mund të zvogëlojmë ndjeshëm sasinë e tyre në ushqim, apo edhe t’i “vrasim” plotësisht, transmeton portal arbresh.info
“Nga momenti që korren perimet, ora e tyre fillon të dridhet. Sa më gjatë të qëndrojnë perimet, aq më shumë vitamina humbasin ”, tha dietologia e licensuar, Dana Angelo Ëhite për FoodNetëork.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përdorni sa më shumë perime të freskëta për të përgatitur ushqimin, si dhe për ta ruajtur atë siç duhet në shtëpi. I ftohti ngadalëson ndjeshëm rënien e niveleve të vitaminave, kështu që frigoriferi është zgjidhja më e mirë dhe këshilla është që të gjitha perimet të mbahen në frigorifer në qese ose kuti në të cilën nuk hyn ajri.
Shmangni copëtimin ose qërimin e perimeve para ruajtjes, sepse produktet e plota mbajnë vitaminat më gjatë se ato të copëtuara.
Gatimi i perimeve gjithashtu mund të zvogëlojë përmbajtjen e vitaminave të tretshme në ujë, të tilla si acidi folik, vitamina B1, B6 dhe C, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin që gatuhet për më shumë se dy orë. Vitamina A, riboflavina dhe niacina janë më të qëndrueshme, ndërsa gatimi nuk do të ndikojë shumë në fibra dhe minerale, transmeton portal arbresh.info
Sipas dietologes rekomandohet gatim i shkurtër, i cili do të ndihmojë në ruajtjen e vitaminave dhe ajo ju këshillon që këshillon t’i kushtoni vëmendje këshillave si më poshtë:
Hani perimet e freskëta
Shmagni ngrohjen dhe gatuani mjaftueshëm për një vakt
Përdorni pak ujë gjatë gatimit, konsumini lëngun e tyre më shumë
Perimet gatuani me avull./arbresh.info/
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank