Qepa e kuqe përmban flavonoid quercetin, i cili ndihmon proceset që kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak, mbrojnë shëndetin e zemrës dhe zvogëlojnë inflamacionin.
Qepa e kuqe, ashtu si hudhra, është e pasur me substanca të dobishme që ndikojnë në simptomat e ftohjes, imunitetin dhe procese të ndryshme në trup, transmeton portal arbresh.info
Por, këto substanca janë të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe ekziston një “pikë” e saktë përmes së cilës nuk duhet ta përpunoni me ngrohje këtë ushqim.
Flavonoid quercetin aktivizohet nga nxehtësia, që do të thotë se është një ide e mirë të skuqni ose të pjekni qepë të kuqe. Por nutricionistët paralajmërojnë që ky proces mund të zgjasë maksimumi pesë minuta! Pas atij momenti, trajtimi i nxehtësisë fillon të shkatërrojë këtë substancë.
Pra, nëse doni të shfrytëzoni sa më shumë qepët e kuqe, skuqeni atë për pak kohë. Nëse e përdorni në pjata që gatuhen për një kohë të gjatë, të tilla si supa, ose gatime të ndryshme me mish, dijeni që nuk do të merrni sasinë më të madhe të mundshme të përbërësve të shëndetshëm prej saj./arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin